×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti – Gërvallës: Nëse ke dëshmi dërgojë në Gjykatë, nëse s’ke kërko falje

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratat e dikurshme të tashmë Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, lidhur me ish-krerët e UÇK’së. Gërvalla kishte deklaruar se kishte dëshmi kundër krerëve të UÇK’së dhe se ato do t’i dorëzonte në Gjykatën Speciale.

    Haliti thotë se në kohën kur Gërvalla bënte deklarata të tilla ishte shtetase gjermane dhe s’mbante poste qeveritare. Por sot sipas tij, situata ndryshon tashmë, pasi ajo është ministre.

    Tani ajo është në politikë, është ministre e punëve të jashtme dhe duhet ta ketë parasysh që do të ketë përballje të vazhdueshme me gabimet e veta. Unë mendoj se nuk mund të quhet se s’ka qenë gabim një akuzë e tillë për njerëz me emra dhe me mbiemra. Nëse ke argumente, unë nuk jam kundër askujt, qofshin ata edhe bashkëpunues në Gjykatën e Hagës që e tregojnë të vërtetën. Por të akuzosh pa argumente…”, tha Haliti në RTV21.

    Anëtari i PDK’së thekson se Gërvalla duhet të kërkojë falje nëse ka gënjyer publikisht.

    “Në qoftë se ti ke deklaruar se unë e di që figurat qendrore të UÇK’së janë kështu e ashtu dhe ki argumente unë mendoj se duhet me shku edhe atje. Nëse nuk ke pas fakte dhe ke gënjyer opinionin atëherë ti duhet me kërku falje”, thotë Haliti.

    Ditë më parë Gërvalla tha se s’ka dorëzuar dëshmi në Hagë dhe as që do ë bëj një gjë të tillë. Kjo sipas Halitit është arsye e mjaftueshme që ajo të kërkojë falje.

    “Unë dua t’i besoj fjalëve të saj se s’ka shkuar dhe s’i ka çuar dokumentet për gjoja vrasjet e pasluftës, atëherë çka po i bjen kjo, a e ka thënë të vërtetën atëherë apo tash? Sot si ministre, s’po them me linçuar ose me dënuar por i takon me mbledh forcën dhe me bo një kërkimfalje. Më e fuqishme do të kishte dalë nëse do të kërkonte falje sesa të vazhdonte me akuza”, shtoi ai.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.