[wp-story]

Lajme

Haliti: Dekada e Re është platforma më e mirë për hapjen e vendeve të reja të punës

Haliti: Dekada e Re është platforma më e mirë për hapjen e vendeve të reja të punës
19:57 | 04 Shtator 2019

Numri dy i PDK-së Xhavit Haliti, ka vizituar sot disa kompani në rajonin e Pejës, pronarëve dhe punëtorëve ua ka prezantuar disa nga prioritetet e PDK-së për zhvillimin e ndërmarrjeve ne Kosovë.

Haliti thotë se Dekada e Re është platforma ekonomike më e mirë për zhvillimin e ndërmarrësisë së sukseshme në Kosovë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë.

“Po ashtu me vëmendje i kam dëgjuar edhe të gjitha idetë dhe brengat e pronarëve të kompanive “Fresh”, “Rec Plas”, “Green House”, “Gergoci Plast” dhe “N.T Nokshiqi”, të cilat do ta zënë vendin meritor në programin ekonomik të PDK-së”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë i Xhavit Halitit:

Dekada e Re është platforma ekonomike më e mirë për zhvillimin e ndërmarrësisë së sukseshme në Kosovë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë.
Prandaj edhe sot i kam vizituar disa kompani në rajonin e Pejës, pronarëve dhe punëtorëve të të cilave ua prezantova disa nga prioritetet e PDK-së për zhvillimin e ndërmarrjeve ne Kosovë.
Po ashtu me vëmendje i kam dëgjuar edhe të gjitha idetë dhe brengat e pronarëve të kompanive “Fresh”, “Rec Plas”, “Green House”, “Gergoci Plast” dhe “N.T Nokshiqi”, të cilat do ta zënë vendin meritor në programin ekonomik të PDK-së. XHH

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera