×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Padituria e Hotit e rrezikshme për vendin

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, e ka cilësuar kryeministrin e  vendit Avdullah Hoti, si person të rrezikshëm për vendin.

    Në një intervistë për Front Online, ai ka sqaruar se pse e ka deklaruar një gjë të tillë.

    Sipas Abazit, Hoti ka treguar padituri në procese të rëndësishme për Kosovën.

    “Kemi të bëjmë me një proces jashtëzakonisht shumë të komplikuar e të rëndësishme në të njëjtën kohë ndërkombëtar për çështjen  e normalizimit të marrëdhënieve. Hoti nuk e ka as idenë se sa është i rrezikshëm me paditurinë e tij, duke u futur në lojëra të cilat janë të rrezikshme për integritetin e vendit, për sovranitetin e vendit dhe të ardhmen në përgjithësi”, ka thënë Abazi për Front Online.

    Ish-zëvendësi i Albin Kurtit: Haradinaj nuk është figurë unifikuese, po tallen me pozitën e Presidentit

    Madje Abazi, e akuzoi Hotin edhe për emërim antikushtetuese, të Skender Hysenit si koordinator për dialog.

    “Ne kemi thënë që nuk do t`i nënshtrohemi asnjë procesi që do ta  cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Në të njëjtën kohë është rihapur një proces në Bruksel, ku prapë Qeveria e Kosovës në mënyrë antikushtetuese ka përcaktuar një koordinator për dialog i cili realisht nuk e përfaqëson askënd dhe ne nuk kemi nevojë që t`i nënshtrohemi një procesi që nuk ka prodhuar për 7 vite asnjë rezultat konkret për interesin e vendit”, ka deklaruar Abazi për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ishte nder për të që u takua në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump,...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Yakuza”, titullohet kënga e tij e re, së...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Carlo Ancelotti konfirmon se Ferland Mendy nuk do të jetë i disponueshëm kur Real Madrid të përballet me Atalanta-n në Champions League,...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Napoli dhe Khvicha Kvaratskhelia janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, pasi bisedimet e gjata mes...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.