×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Haki Abazi i VV-së në 8 vitet e fundit bleu 400.000 € patundshmëri

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Nga viti 2012 deri në vitin 2020 ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka blerë patundshmëri në vlerë prej hiç më pak se 400 mijë euro, raporton portali “Front Online”.

    Abazi nga lëvizja “Vetëvendosje” në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri të veten dhe familjare në vlerë prej rreth 1 milion euro.


    Ai posedon letra me vlerë prej rreth 150 mijë dollar amerikan, ku 73 mijë  i ka deklaruar në vitin 2017, ndërsa 75 mijë në vitin 2008 nga kursimet dhe paga .
    Në vitin 2012 ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 250 mijë euro, 2 banesa të blera në vlerë prej 150 mijë euro i ka deklaruar nga viti 2013-2016, ka deklaruar një shtëpi tjetër në vlerë prej 300 mijë euro të trashiguar nga familja nga viti 1980 dhe një shtëpi tjetër dhe një arë të trashëguar poashtu në vlerë prej mbi 100 mijë euro.

    Abazi dy shtëpitë dhe një arë i ka deklaruar si pronë të prindit, shtëpinë prej 250 mijë euro e ka deklaruar si të përbashkët dhe dy banesat në vlerë prej 150 mijë euro i ka deklaruar se janë pronë e tij.

    Ish-numri dy i Qeverisë “Kurti” ka deklaruar edhe 207 mijë euro kredi për shtëpi dhe 40 mijë euro si bursë studimi. Ai ka deklaruar se aktualisht nuk merrë pagë, ndërsa paga e bashkëshortes në SHBA është 4000 euro neto në muaj. /FrontOnline/

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi05 Dhjetor 2024
    Gëzim Tosuni, i cili është nip i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, është emëruar sot nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Bordit i...
    Ekonomi05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar Gëzim Tosunin dhe Lumnije Zekën për anëtare të Bordit të Operatorit Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)....
    Ekonomi02 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti foli me “krenari dhe vetbesim” në seancën e sotme të Kuvendit për qeverisjen e tij katërvjeçare, e cila sipas...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Yakuza”, titullohet kënga e tij e re, së...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Carlo Ancelotti konfirmon se Ferland Mendy nuk do të jetë i disponueshëm kur Real Madrid të përballet me Atalanta-n në Champions League,...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Napoli dhe Khvicha Kvaratskhelia janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, pasi bisedimet e gjata mes...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.