Një grua ka raportuar dje në polici se dy të panjohur ia kanë grabitë çantën e krahut në Prishtinë.
Ajo ka deklaruar se në çantë ka pasur para, dy kartela të bankës dhe leternjoftimin.
Policia po e heton rastin, ndërkohë nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Prishtinë 02-12.2020-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.