Bagëtitë që ia lanë, edhe ia ushqyen që të mos bëjnë zhurmë.
E për tri nga to që hajnat ia morën Sadik Berishës nga Tërsteniku i Pejës rruga e bartjes nuk ishte e lehtë.
Hajnat ishin të detyruar të kalojnë përmes kallamoqit, andaj e dëmtuan atë.
Më i madh se ky dëm, ishte ai që iu shkaktua pronarit të gjedheve.
Lopët që ia vjedhen Sadik Berishës, i kushtuan rreth katër mijë euro.
Ndonëse nuk i përmend me emra dyshon se këtë ia bëri dikush i njohur.
Nga policia u njoftua se po këtë fshat u vodhën edhe dy lopë të tjera me vlerë të 2 mijë e 500euro.