×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Hajn i zdralavt”, eskalon Fitore Pacolli ndaj deputetit Tahiri: Ku e pate lanë shurdhuesen e rev*oles?

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2024

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka eskaluar me gjuhën e saj në Kuvendin e Kosovës, ndaj deputetit të PDK’së, Abelard Tahiri, duke i thënë këtij të fundit “hajn i zdralavt, hajn i ligës së parë i hajnisë”.

    “Deputeti i cili vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e hajni. Sepse ju jeni eksperti i hajnisë e korrupsionit në Kosovë. Prapa kamerave dhe me disa pseudo analist po e pranoni se aty nuk ka asgjë, por po thoni se duhet me iu mëshue. Pra keni vendos me na mëshue, por sa ma shumë që na mëshoni aq ma të fortë keni me na bo.

    Unë po du me të pyet ty, nëse mundesh me na tregu ku e pate lanë shurdhuesen e revoles?

    Apo, qysh i ke bo milionat kur nuk din emrin tënd me shkru deputeti që vjen nga liga e parë e hajnisë”, tha Pacolli e VV;së

    Ndaj Pacolli, kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila vjen nga e njëjta parti ia ka tërhequr vërejtjen për gjuhën.

    Pas kësaj, deputeti Tahiri i replikoi në fjalën e saj;

    Shkurt e pati fjalimin, kisha pasë qejf me folë ma gjatë Fitorja. Fitorja duhet me folë vazhdimisht, këtë duhet me pa qytetarët e Kosovës në foltore.

    Fitoren duhet me pa qysh ia jep vëllait të vet 100 mijë euro si kryetare e komisionit për bujqësi që ka me mbikqyrë ministrin edhe del e fuqishme para qytetarëve.

    Fitore 100 mijë vëllait, 100 mijë dajës – aq sa po dijmë tash. Asnjëherë, kurrë – katër vjet jeni mundu secilin deputetë e ministër me këqyr, asnjëherë nuk na kanë akuzu për vjedhje qysh akuzohesh ti Fitore.

    200 mijë euro grante në familje Fitore. O marre e madhe. Në këtë varfëri, në këtë ikje, Fitorja i çon 200 mijë euro në shpi”, deklaroi Tahiri i PDK’së

    Kur përfundoi fjalimin deputeti Tahiri, deputetja Pacolli dëgjohet duke i thënë “hajn i zdralavt”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka uruar Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald Trump, pas inaugurimit të tij. Përmes një...
    Lajme21 Janar 2025
    Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel foli mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë....
    Lajme21 Janar 2025
    Më 23 prill të 2023-tës kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, në mungesë të dakordimit me drejtorët e...
    Të tjera
    Vip21 Janar 2025
    Pas postimit në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike, hakerët kanë vendosur foton e reperit nga Kosova, Gjesti, edhe në faqen e mediumit...
    Vip21 Janar 2025
    Xheneta ka vijuar ta ngacmojë Drilonin. Kësaj here ajo i tha se edhe e do edhe e urrenë. Ndërsa ishte e sigurtë...
    Vip21 Janar 2025
    Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3 është të premten teksa finalistët kanë zgjedhur që në ditët e fundit t’i...
    Vip21 Janar 2025
    Finalistët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar për fituesin e çmimit të madh. Driloni, Xheneta, Xuxi, Sara...
    Lajme21 Janar 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus...
    Lajme21 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka konfiskuar rreth 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në operacionin policor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.