×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdari: Pezullimi i konkurseve të ndërmarrjeve publike i paligjshme

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ish ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka reaguar pas paralajmërimeve për pezullimin e konkurseve për pozitat e larta në ndërmarrjet publike-Telekom, Postë, KEK, Infrakos, KRU’’ Prishtina’’, nga Qeveria e Kosovës, duke pyetur se ku do të shkojë kjo qeveri me këto veprime të jashtëligjshme, duke u munduar t’a pezullojë procesin e rregullt të konkursit, përmes ndërhyrjes direkte.

    Hajdari ka shkruar veç e veç për të gjitha arsyet që ka dhënë qeveria për pezullimin e konkurseve, duke thënë se nëse kjo qeveri i paska këto arsye të pabaza për pezullim të konkurseve të zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike, atëherë pritet të pezullojë të gjitha konkurset e planifikuara në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike.

    Opinioni i plotë Rozeta Hajdarit:

    Gjersa ftohen sa më shumë profesionistë që të aplikojnë në konkurset e shpallura për kryeshefa dhe pozita të larta në ndërmarrjet publike-Telekom, Postë, KEK, Infrakos, KRU’’ Prishtina’’, i gjithë kry process sipas ligjeve dhe rregullave, befasohem për të keq nga lajmet në media ( kallxo.com), që informojnë se qeveria e tanishme ka iniciuar pezullimin e këtyre konkurseve.

    Një ndër arsyet për pezullim, sipas qeverisë, është se ndërmarrjet publike janë duke funksionuar me borde të përkohshme. Çfarë problemi paska kjo qeveri e tanishme me këto borde të përkohshme? Pikërisht këto borde të përkohshme të ndërmarrjeve publike, me drejtorë profesionistë shumë të përkushtuar, të emëruar nga Qeveria Kurti, janë duke punuar në rimëkëmbjen e këtyre ndërmarrjeve që i gjetën buzë falimentimit. Në realitet, ndryshimet me bordet e përkohshme janë për të shpetuar këto ndërmarrje publike, që janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

    Bordi i përkohshëm, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, kryen të gjitha funksionet që i takojnë bordit të drejtorëve me mandat të plotë. Bordi emëron zyrtarët e lartë, siç janë kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar. Pozitat e shpallura të zyrtarëve të lartë bazohen ekskluzivisht në Ligjin për Ndërmarrje Publike 03/L-087, i ndryshuar/plotësuar me Ligjet 04/L-111, 05/L-009 dhe 06/L-212, dhe ky ligj përbën bazën e vetme ligjore për vendimet për këto pozita në fjalë.

    Qeveria pretendon se arësyet tjera për të pezulluar konkurset për zyrtarë të lartë janë vendimet e inspektoriatit të punës, pandemia COVID -19 dhe programi qeveritar 2020-2023. Por këto arësye nuk qëndrojnë!

    Gjersa pozitat e shpallura të zyrtarëve të lartë bazohen ekskluzivisht në Ligjin për Ndërmarrje Publike, të pabaza janë vendimet e Inspektoriatit të Punës duke u thirrur në gjoja shkelje të Ligjit të Punës, me synim rikthimin e ish zyrtarëve të lartë të ndërmarrjeve publike. Shkarkimet e zyrtarëve të lartë të ndërmarrjeve publike, janë bërë pas shumë gjetjeve të shkeljeve, kurse baza ligjore për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë është neni 21 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike; jo Ligji i Punës.

    Arësyeja se mund të caktohen kushte tjera specifike per kryeshefa ekzekutiv të ndërmarrjeve publike, sipas programit qeveritar 2020-2023, poashtu nuk qëndron! Sepse, kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike, përcaktohen me nenin 21.4 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, si bazë e vetme ligjore për vendimet për pozitat e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike. Zyrtarët e lartë për ndërmarrjet publike zgjedhen dhe emërohen nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe jo sipas Ligjit të Punës.

    As arësyeja lidhur me pandeminë COVID-19, nuk qëndron! Gjatë kohës së pandemisë në fjalë, gjersa isha ministre, kam marrë më shumë se 50 vendime, me urdhëresa, udhëzime e rregullore në vijim, për vetëm 100 ditë qeverisje të mirë.

    Ku do të shkojë kjo qeveri me këto veprime të jashtëligjshme, duke u munduar t’a pezullojë procesin e rregullt të konkursit, përmes ndërhyrjes direkte të Aksionarit —Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit — në pavarësinë e Bordit. Aksionari nuk mund të ndërhyjë në punën e Bordit, aq më pak të anashkalojë bazën ligjore të emërimit të zyrtarëve në ndërmarrjet publike.

    Por nëse kjo qeveri i paska këto arësye të pabaza për pezullim të konkurseve të zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike, atëherë pritet të pezullojë të gjitha konkurset e planifikuara në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike.

    Çdo veprim tjetër do të jetë përpjekje për ta zhbërë punën e mirë që Qeveria Kurti ka bërë në dobi të interesit publik #meKryeministrin.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni. Ai ishte i dënuar për një tjetër...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nga foltorja e kuvendit ka shprehur kritikën për rastin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pagesën e...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2023
    Blerim Vela ka konfirmuar se është larguar nga pozita e shefit të stafit të Presidentes. Vela në një postim në X shkruan...
    Lifestyle30 Nëntor 2023
    Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i cili po akuzohet për mosraportim të pasurisë,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci. Ata sot kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në këtë shtet...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbajtur konferencë për medie pas konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore....
    Lajme30 Nëntor 2023
    -Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësorë në të cilin gjatë dhënies së dëshmisë e dëmtuara Valdete Idrizaj tha se...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.