Kandidati për deputet ng radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka shkruar për tubimin e radhës në Novosellë të Pejës.
Beqa thotë se Novosella e Pejës, vendlindja e ideatorit të UÇK-së, Xhavit Halitit janë mobilizuar dhe bashkuar më shumë se kurrë për fitore.
“Sonte në Novosellë të Pejës, në vendlindjen e një prej figurave më të shquara të çështjes kombëtare, themeluesit dhe ideatorit të UÇK-së, Xhavit Halitit, pata nderin të jem mes mbështetësve dhe anëtarëve tanë të partisë. Të mobilizuar dhe më të bashkuar se kurrë për fitore dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Beqa.
Postimi i plotë: