[wp-story]

Lajme

Hadërgjonaj pas ftesës nga Specialja: A duhet ketë drejtësi edhe për ne?

Hadërgjonaj pas ftesës nga Specialja: A duhet ketë drejtësi edhe për ne?
14:22 | 06 Shtator 2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj ka konfirmuar lajmin se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitares.

Përmes rrjetit social Facebook, ajo ka thënë se është ftuar nga Dhomat e Specializuara dhe se pritet të udhëtojë për në Hagë më 19 shtator, raporton Front Online.

Meqenëse kam marrë ftesë unë do t’i përgjigjem me korrektësi qytetare dhe ligjore. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam dhënë kontributin tim si të gjithë qytetarët tjerë, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lufta UÇK është projekti më i shenjtë në rrugëtimin tonë për liri e pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë, të pastër për çlirim nga gjenocidi serb. Në këtë luftë qytetarët sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe pavarësi dhe përjetuan gjenocidin”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ajo ka kritikuar Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se gjyqet e njëanshme etnike, vetëm për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb, janë përtej çdo norme të drejtësisë.

Tutje Hadërgjonaj ka theksuar se në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil shqiptarë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare, janë zhdukur mbi 3 mijë persona, qytetarët u dëbuan nga shtëpitë të cilat edhe ua dogjën.

A duhet ketë drejtësi edhe për ne, a duhet të përgjigjet shteti që bëri gjenocidin mbi shqiptarët. Ne që po përballemi me këtë padrejtësi e duam shtetin tonë, e duam Kosovën tonë, në interes të shtetit tonë e të vlerave tona, po përgjigjemi me korrektësi ftesave të Dhomave të Specializuara. Dua të besoj në drejtësinë ndërkombëtare. UÇK është vlera jonë, UÇK është jeta jonë në liri, UÇK është krenaria jonë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që më dhanë kurajo sot, rrugëtimi ynë është i vështirë por jemi fitimtar”, përfundoi ish-deputetja.

Safete Hadërgjonaj është nga komuna e Deçanit e cila ka marr pjesë në luftën e UÇK-së. Më herët ka qenë veprimtare e LPRK-së e më vonë në Lëvizjes Popullore të Kosovës (1984-1999).

Ajo ka qenë deputete në disa legjislatura që prej vitit 2004.

Hadërgjonaj ka qenë anëtare e Kryesisë së PDK-së që nga vitit 2002./Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera