×
  • Lajme
  • Lajme

    Ha-Joon Chang takim virtual me Kurtin: Tërheqja e 10% nga Trusti, propozim i rrezikshëm

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të qeverisjes alternative, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur një takim virtual me ekonomistin e njohur Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Britani të Madhe.

    Kurti në një postim në Facebook shkruan se profesori Chang do ta ndihmojë Vetëvendosjen për programin dhe planin e qeverisjes alternative.

    “Profesori Chang është ekonomist i famshëm për përpjekjet e tij për të përshkruar një version të kapitalizmit që është jo vetëm më i barabartë, por edhe më efikas sesa ai me të cilin jemi mësuar. Librat e profesorit Chang, që disa vjet, kanë qenë një prej frymëzimeve për programin socio-ekonomik të Lëvizjes sonë”, shkruan Kurti.

    Në takim është biseduar lidhur me sfidat me të cilat Kosova po përballet në këtë fazë të zhvillimit të saj, si dhe mundësitë e veçanta të cilat vendi duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum, në mënyrë që të garantohet suksesi zhvillimor gjatë viteve të ardhshme.

    Chang tha se ekziston zgjedhja midis varieteteve të kapitalizmit dhe se nga shtetet e tjera e kohërat e tjera duhet të mësojmë e të mos imitojmë.

    Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm.

    Në vend të këtij propozimi të cilin ai e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, profesori Chang ka propozuar një nismë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

    Duke marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike dhe patriotike të mërgatës sonë, ai rekomandon që të krijohet për mërgimtarët mundësia për të investuar në të ardhmen e Kosovës përmes letrave me vlerë, përfitimi prej të cilave do të varej të paktën pjesërisht nga rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të ardhshme.

    Në këtë mënyrë, Kosova do të mund t’i plotësojë nevojat e menjëhershme të qytetarëve në këtë kohë të vështirë dhe njëkohësisht t’i bëjë mërgimtarët hisedarë dhe aksionarë të vërtetë të së ardhmes së Kosovës, pa e rrezikuar fare mbijetesën e Trustit pensional apo institucioneve të tjera më jetike të Republikës sonë.

    “Në parim, shumë më mirë e më lirë është të huazojë qeveria sesa qytetarët, sidomos në kohë krizash si kjo e tanishmja; në një vend me pak eksport e shumë import si Kosova futja e duarve në Trustin pensional vetëm sa e rrit deficitin tregtar”, tha Chang.

    Kurti ka bërë të ditur se gjatë javëve në vijim, Qeverisja Alternative, në konsultim me ekspertët më të shquar vendorë dhe botërorë, do të shpalosë edhe ide dhe propozime të tjera të kalibrit më të lartë të mundshëm.

    “Në mungesë të një qeverie minimalisht të aftë për t’u përballur me sfidat e konsiderueshme që po i hasim, qytetarët e Kosovës meritojnë që subjekti politik më i madh i vendit të mos luajë rolin vetëm të opozitës, por të propozojë zgjidhje specifike, të mirëmenduara dhe të hollësishme për ta nxjerrë vendin tonë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe politike në të cilat gjendemi”, është shprehur ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia është lodhur nga ata që po e terrorizojnë që katër muaj”, duke shtuar se ata...
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2025
    Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania, ku Loredana shihet duke zgjuar në...
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.