×
  • Ekonomi
  • Banka

    Guvernatori Mehmeti kërkon nga “The Economist” që ta trajtojë Kosovën njëjtë si shtetet tjera

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Guvernatori Mehmeti kërkon nga “The Economist” që ta trajtojë Kosovën njëjtë si shtetet tjera

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka kërkuar përfshirjen e Kosovës si shtet, në gazetën prestigjioze “The Economist”.

    Në letrën që i është dërguar drejtuesve të kësaj gazete, Guvernatori Mehmeti ka potencuar faktin se Kosova nuk paraqitet si shtet i veçantë, andaj ka kërkuar nga drejtuesit e “The Economist” që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera në seksionet përkatëse të gazetës.

    “Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe që nga atëherë është njohur nga 117 shtete. Në mesin e shteteve që kanë dhënë kontributin kryesor për pavarësinë e Kosovës është edhe Britania e Madhe, e cila ishte edhe ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e vendit tonë. Për më tepër, Kosova është anëtare me të drejta të plota në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe në institucione tjera financiare ndërkombëtare.

    Kjo gazetë është një burim i rëndësishëm i analizave mbi biznesin ndërkombëtar dhe çështjet botërore, ku vëmendje e veçantë në vazhdimësi i është kushtuar edhe rajonit të Evropës Juglindore, ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës. Institucionet e Kosovës përpilojnë të dhëna kredibile ekonomike e financiare, në përputhje të plotë me standardet përkatëse ndërkombëtare. Ne do të ishim shumë të lumtur të jemi në dispozicionin tuaj për të ju ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për një qasje sa më të shpejtë në të gjitha të dhënat që mund të ju nevojiten rreth ekonomisë dhe sistemit financiar të Kosovës”, ka shkruar Guvernatori Mehmeti në letrën drejtuar menaxhmentit të gazetës prestigjioze “The Economist”.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2024
    Agjencia Statikëve të Kosovës- ASK ka ka publikuar çmimeve e konsumit. Vërehet se ka pasur një rritje për xhepin e konsumatorëve kosovarë....
    Ekonomi11 Korrik 2024
    Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ditë më parë kishte deklaruar se gjatë tri viteve të Qeverisjes së...
    Ekonomi10 Korrik 2024
    Nga hulumtimi disamujor i Buletinit Ekonomik del se tregu i sigurimeve në Kosovë funksionon brenda një skeme të mirëmenduar ku ndahet gjithçka...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, e ka përkujtuar masakrën e Poklekut. Ai tha se Serbia me projektin e saj “Paktoi”, vrau edhe foshnje të...
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.