Bota/Rajoni

Guvernatori i New York akuzohet për ngacmim seksual ndaj shumë grave

Guvernatori i New York akuzohet për ngacmim seksual ndaj shumë grave
22:07 | 03 Gusht 2021

Guvernatori i New York Andrew Cuomo është akuzuar për ngacmim seksual të shumë grave, duke i nënshtruar ato për puthje dhe fërkime pa dëshirën e tyre, thuhet në një hetim të pavarur.

Prokurorja e Përgjithshme e shtetit Letitia James tha se Cuomo kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale.

Në përgjigje, Cuomo mohoi se e ka prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme dhe u zotua të vazhdojë si guvernator.

Disa ligjvënës të shtetit, përfshirë edhe demokratët, thonë se ai duhet të japë dorëheqje, shkruan BBC.

Hetimi u autorizua vitin e kaluar pasi disa gra dolën me akuza për sjellje të pahijshme seksuale kundër guvernatorit.

Hetuesit për pesë muaj kanë folur me gati 200 persona, përfshirë anëtarët e stafit dhe disa nga ata që bënë ankesa kundër tij. Dhjetëra mijëra dokumente, tekste dhe fotografi u rishikuan si pjesë e hetimit.

“Hetimi i pavarur ka arritur në përfundimin se guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht shumë gra dhe duke vepruar kështu ka shkelur ligjin federal dhe shtetëror”, tha James.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera