×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Guvernatori i Donetskut drejtuar civilëve: Evakuoni, rusët po vijnë

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Guvernatori i Donetskut u ka bërë thirrje 350,000 civilëve që të evakuohen nga ai rajon lindor i Ukrainës për shkak të një ofensive të afërt ruse.

    Thirrja erdhi një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli fitoren në rajonin fqinj Luhansk, i cili ra plotësisht në duart e Rusisë këtë javë. Besohet se Donetsk është objektivi i radhës i rusëve, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje civilëve që të evakuohen.

    “Fati i Ukrainës do të vendoset në Donetsk”

    Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kirilenko, tha se evakuimi i 350,000 civilëve ishte “i nevojshëm për të shpëtuar jetë” dhe për “të mundësuar ushtrinë ukrainase të mbrojë qytetet më lehtë kundër ofensivës ruse”.

    “Fati i të gjithë vendit do të vendoset në Donetsk. Kur civilët të evakuohen nga rajoni, ushtria do të jetë në gjendje të përqendrohet te armiku,” tha Kirilenko.

    Dje, forcat ruse bombarduan rëndë Slovyansk, një qytet në Donetsk, i cili, së bashku me Kramatorsk, besohet të jetë një objektiv kryesor për forcat ruse. Kryetari i komunës së Slovjanskës, Vadim Lika, në Facebook u bëri thirrje banorëve që të evakuohen./FrontOnline/

     

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.