×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Banka

    Guvernatori i BQK’së: Diaspora i siguron buxhet të dytë Kosovës

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se ardhja e mërgimtarëve në Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për Kosovën.

    Mehmeti ka shtuar se në krahasim më vitin 2019 shpenzimet nga diaspora janë ulur për 60%, por janë rritur remitencat nga ta, duke sjellë në vend 830 milionë euro deri në tetor të 2020. Ai këto komente i bëri në një intervistë në RTV Dukagjini.

    “Mos ardhja e diasporës i ka ulur të hyrat jo-rezidente për 60% në krahasim me vitin e kaluar që kanë qenë 1.1 miliardë të cilat realizohen nga diaspora. Ndërsa deri në tetor të 2020, kemi regjistruar 470 milionë euro të hyra jo-rezidente. Remintencat kanë ndikuar në zbutjen e krizës që ka shkaktuar pandemia, të cilat kanë shënuar në të dhënat e nëntor 830 milionë euro janë të hyrat prej remitencat. Kemi një rritje të remitencave me një rritje prej 14% krahasim me një vit më herët. Një buxhet komplet i Kosovës na vjen nga diaspora gjatë një viti”, tha ai.

    Guvernatori i Bankës Qendrore, tutje ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova ka pësuar ulje të ekonomisë prej 7.2%.

    “Ka qenë një vit shumë i rëndë jo vetëm për Kosovën por për të gjithë botën duke e marrë parasysh situatën që e ka shkaktuar pandemia në nivel global. Masat që janë marrë nga qeveria që janë të ngjashme të marrë në tërë botën e kanë ndikuar direkt në ekonomike duke bërë rënie 7.2%”, tha Mehmeti.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.