Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim udhëheqësen e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Lindita Daija dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.
Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive.

Të tjera
-
04:35 | 25 Shkurt 2021
-
04:23 | 25 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaPO bëhet baba, Fero ndihet i ofenduar…!04:20 | 25 Shkurt 2021
-
04:04 | 25 Shkurt 2021
-
04:04 | 25 Shkurt 2021
-
03:49 | 25 Shkurt 2021
-
03:46 | 25 Shkurt 2021
-
03:34 | 25 Shkurt 2021
-
03:27 | 25 Shkurt 2021
-
03:18 | 25 Shkurt 2021
-
03:09 | 25 Shkurt 2021
-
03:03 | 25 Shkurt 2021