Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas raportimeve se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë pezullimin e grantit për dajën e deputetës së Vv-së, Fitore Pacolli.
Guri ka thënë se pezullimi i këtij grantit, dëshmon që në Ministrinë e Bujqësisë ka hajni, madje ai ka kërkuar që pas pezullimit të bëhet edhe anulimi i këtij grantit.
“Kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve tona. Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka hajni, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë anulimi:, ka shkruar Guri./Front Online/
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra | DOKUMENT
Postimi i plotë:
Kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve tona. Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka HAJNI, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë ANULIMI.
Hajde tash mas dajës anuloja edhe vllaut të Fitorës.
Ne si LDK nuk do të ndalemi dhe do ti shkojmë deri nfund kësaj pune. Ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT.