×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Guardian për Ramën: Artisti i botës politike

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Këtë javë Rama hapi eskspozitën në Greqi dhe është kryeministri i parë shqiptar që viziton 10 Downing Street.

    Kur lideri i Shqipërisë Edi Rama vërtitet në zyrën e tij të kryeministrisë, ai konsumohet nga ajo që ai quan shpirti i tij artistik. Akti i skicimeve nëpër fleta A4, të përdorura për printime, shënime dhe protokolle, jo vetëm që i vie natyrshëm një njeriu, i cili kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij të hershme së mësuari art, por gjithashtu ai thotë, i ndihmon të jetë i përqendruar përderisa ai diskuton çështje të shtetit.

    Është një stil unik i punës, i shpalosur në Athinë këtë javë ku ekspozita e tij e parë në Greqi “Improvisations”, u hap në ndërtesën Zappeion nga ministri i jashtëm grek , ku mori pjesë edhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan “The Guardian”, përcjell Klankosova.tv.

    “Ndihem më shumë si piktor, është e vërtetë”, tha ai për tranzicionin e tij nga një artist vizual në politikan, duke paraqitur foto të tavolinës së tij në telefonin e tij. “Kurrë nuk kam imagjinuar se do të punoj në zyrë e jo në atelie, por arti më ka përcjellur meqenëse unë kam vazhduar të shkarravis gjatë takimeve të mia”.

    Rama, i cili ka pikturuar fasadat e ndërtesave të vjetra sa ishte kryebashkiak i Tiranës, si duket do ta sjellë shpirtin e njëjtë të kundërt dhe jokonvencional në bisedime me kryeministrin britanik Rishi Sunak të enjten, kur edhe bëhet lideri i parë që viziton 10 Downing Street.

    “Unë do ta flas gjuhën e së vërtetës”, tha lideri 58 vjeçar për Guardian. “Çka kemi parë dhe dëgjuar në Britaninë e Madhe ka qenë turp , ky veçim nga një komunitet dhe përgjithësimi i të gjithë shqiptarëve me kriminelë”.

    Stili unik i Ramës me shpresë do të largojë nxehtësinë e një takimi që ka të ngjarë të dominohet jo nga bisedat diplomatike, por nga politika reale, në një kohë kur lidhjet anglo-shqiptare janë lënë në hije nga kalimet me anije, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar.

    Çmontimi i stereotipeve do të jetë kyç, thotë Rama. Retorika nxitëse që anëtarët e lartë të qeverisë konservatore i janë dhënë pas Brexit-it, jo vetëm që kishte tronditur shumë në vendin e tij, por edhe shqiptarët që i binden ligjit, taksapaguesit – një komunitet që mendohet të jetë prej 150 mijë – në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Deklarata e sekretares së brendshme, Suella Braverman, që brigjet jugore të Anglisë po shënjestrohen nga emigrantë – shumë djem shqiptarë – me qëllim të impnimit “të një pushtimi” ka qenë posaçërisht shqetësuese.

    “Fatkeqësisht ajo çka kemi dëgjuar nuk ka qenë vetëm ndonjë llapsus, gjëra të gabuara që dalin nga goja”, ankohet ai. “Është pjesë e një shpirti të tërë që është plotësisht në kahje konflikti me shpirtin e Britaninsë së Madhe, asaj për të cilën kam shumë respekt”.

    Si asnjëherë më parë, insistoi ai, ishte e rëndësishme që “shqiptarët normalë” ishin ndarë nga mendjet e politikbërësve dhe zyrtarëve nga “mollat e kalbura” të përfshirë në rrjetet kriminale.

    “Për disa kohë kemi qenë duke punuar dhe luftuar bashkë, kundër bandave kriminale, të cilët nuk janë vetëm shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë”, shtoi lideri shqiptar. “Dhe ne duam ta fuqizojmë atë bashkëpunim, por ajo se çfarë është shqetësuese është lidhje që shpesh bëhet midis të qenit shqiptar dhe kriminel. Shqiptarët sigurisht që nuk kontrollojnë Kanalin. Kjo është absurde”.

    Rama, djali i një skulptori dhe basketbollisti në rininë e tij, nuk i humbet fakti që në Greqi shqiptarët dikur ishin stereotipizuar nga një komb i detyruar të përballonte ardhjen e dhjetëra mijëra azilkërkuesve që kalonin nëpër qafa malore me shembjen e sundimit komunist. Për shumë vjet, të ardhurit u përshkruan nga mediat lokale si të papërshtatshëm dhe ngatërrestarë dhe shpesh të barazuar me kriminalitetin. Tre dekada më vonë, afër një milion e kanë bërë Greqinë shtëpinë e tyre me zyrtarë që e përshkruajnë komunitetin shqiptar si një pjesë integrale të shoqërisë greke.

    Duke vënë në theks këtë pikë, ministri i jashtëm i Athinës, Nikos Dendias, inauguroi ekspozitën e Ramës duke thënë se vendimi për ta pritur atë në Zappeion ishte marrë, sepse qeveria donte të dërgonte “një mesazh të fortë dhe të qartë” miqësie ndaj një kombi fqinj që, shpresonte se do të gjithashtu së shpejti bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

    “Marrëdhëniet tona kanë ndryshuar dramatikisht”, tha Rama në përshkrimin se sa emocionuese ishte të përcillesh me një eskortë në ekspozitën e tij në ndërtesën panoramike në Athinë.

    “Shqiptarët kanë përparuar jashtë. Në të kaluarën njerëzit  në vendin e juaj, gjithashtu kanë emigruar në Australi dhe Amerikë. Njerëzit kanë të drejtë të ëndërrojnë për diçka që është më e madhe dhe më e mirë. Ju nuk mund ta ndaloni ose parandaloni atë. Ishta krejtësisht i shokuar kur një deputet pyeti se pse njerëzit po kalojnë kanalin nëpër varka dhe nuk po vijnë me aeroplan. Ishte e vështirë të besohet që e vërteta është se edhe ministrat qeveritarë në Shqipëri hasin në vështirësi për të marrë viza për Mbretërinë e Bashkuar”.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.