×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi 6+ e shantazhon dy herë për një muaj Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Deputeti i Grupit Parlamentar 6+ – Fikrim Damka, i përkrahur nga shefi i këtij grupi, Rasim Demiri – përgjatë seancës së Kuvendit të mbajtur gjatë ditës së sotme ka shantazhuar qeverinë Hoti se, në rast të mos-shkarkimit të ambasadorit kosovar në Francë, Qëndrim Gashit, 6+ nuk do të votojnë ligjet e propozuara në Kuvend në seancat e ardhshme. I njëjti grupacion politik, një muaj më parë, paralajmëroi se në rast të hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, do largohej nga përbërja e legjislaturës së shtatë.

    Damka përgjatë fjalimit të tij, të mbajtur në Kuvend, ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohet ambasadori Gashi. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, deputeti ka thënë se grupi parlamentar 6 + nuk do të votojnë asnjë nga ligjet që do të inicohen për votim në seancat e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

    “Përderisa nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, si 6 deputetë të Kuvendit dëshirojmë t’u informojmë se nuk do të votojmë asnjë ligj në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë përfaqësuesi i komuniteteve jo-shumicë.

    Një muaj më parë, i njëjti deputet deklaroi se grupi i tij ishte ndarë i pakënaqur nga marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë me pikën e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

    “Ne do të shqyrtojmë qëndrimin tonë nëse hapet ambasada në Jerulazem. Qeveria duhet t’i ketë parasysh të gjithë, edhe pikëpamjet tona”, deklaronte ai.

    Nga marrëveshja për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lindi edhe njohja e ndërsjelltë e sovranitetit të shtetit kosovar nga Izraeli. Kësisoj, Kosova nga marrëveshja historike obligohej që të hapte Ambasadën në Jeruzalem të Izraelit.

    Ministria Turke e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë mbi ambasadën e planifikuar të Kosovës në Jeruzalem duke thënë se “është zhgënjyese që një hap i tillë, i cili do të përbënte një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, merret në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”.

    Sidoqoftë, përgjatë një prononcimi për Gazetën Express, Rasim Demiri, shef i Grupit Parlamentar të 6+, tha se qëndron prapa deklarimeve të deputetit dhe se ato janë unitare.

    “Dje kemi pasur një takim brenda grupit 6 plus, dhe qëndrimi i të gjashtë deputetëve është i njëjti. Fjalimi i deputetit Fikrim Damka ka qenë fjalim i 6 plusit, ai vetëm e ka lexuar. Ne mbesim mbrapa fjalëve të deputetit Fikrim Damka sot në Kuvendin e Kosovës. Në takimin e djeshëm të Grupit Parlamentar ka qenë qëndrim i përbashkët i të gjithëve deputetëve”, tha Demiri.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi...
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.