[wp-story]

Lajme

Gruaja që u raportua mbrëmë e humbur, kthehet te familja e saj

Gruaja që u raportua mbrëmë e humbur, kthehet te familja e saj
08:10 | 12 Janar 2020

Një grua që u raportua e humbur dje në lagjen Dardania në Prishtinë, është kthyer te familja e saj.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali, familjarët e saj.

“Ju njoftojmë se ajo është kthyer në familjen e saj shëndosh e mirë”, kanë thënë ata përmes e-mailit.

Mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj.

Sot, mësohet se ajo u kthye te familja e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera