Një tjetër rast i sulmit nga qentë endacakë është raportuar të ketë ndodhur dje.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Ferizaj.
Atje, një femër ka pësuar lëndime trupore pas sulmit nga një tufë qensh endacakë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Rruga e Reçakut, Ferizaj 20.05.2022 – 01:00. Viktima femër kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është sulmuar nga një tufë qensh endacak. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, bëhet e ditur në raport./FrontOnline