×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gruaja më e fuqishme në botë, 12 fakte që pak njerëz i dinë për të

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Angela Merkel, e para kancelare femër e Gjermanisë, është gruaja më e fuqishme në botë. Ajo e mban këtë status që prej vitit 2006, me përjashtim të vitit 2010, kur u zëvendësua përkohësisht nga Zonja e Parë e SHBA-së asokohe, Michelle Obama. Pavarësisht se Angela njihet gjerësisht, si udhëheqësja e vendit që drejton ekonominë europiane dhe politikania që ka udhëhequr më gjatë në Europë, disa fakte rreth jetës së saj jo shumë njerëz i dinë.

    Angela Merkel u rrit me emrin Angela Kasner dhe familja e të atit është pjesërisht me origjinë polake. Merkel është mbiemri i bashkëshortit të parë, një student fizike, me të cilin u martua në vitin 1977 dhe u divorcua katër vjet më vonë.

    Fëmijëria

    Babai i saj ishte një zyrtar në kishën Luterane. Ai u largua nga Gjermania Perëndimore në Gjermaninë Lindore të kontrolluar nga Sovjetikët, pak pasi lindi Angela, ndonëse mijëra të tjerë po zhvendoseshin në anën tjetër. Qëndrimi i disiplinuar dhe i kujdesshëm i Merkel ndaj politikës shpesh lidhet me edukimin e saj në Gjermaninë Lindore.

    Pseudonimi

    Përkrahësit gjermanë e quajnë Mutti, që do të thotë “Mami”.

    Ana tjetër e saj

    Merkel punonte si banakiere në diskotekat ku bëheshin festat e kolegjit.

    Shkenca

    Angela Merkel ka një diplomë në Fizikë dhe një doktoraturë në Kimi Kuantike dhe thotë se suksesi si politikane vjen nga qasja e saj shkencore dhe analitike ndaj situatave. Ajo ka punuar si shkencëtare kërkimore, si e vetmja grua në seksionin e kimisë teorike në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore.

    Lëvizja e zgjuar

    Në fund të viteve 1970, Merkel aplikoi për të punuar si asistente në një shkollë inxhinierike dhe iu kërkua të bashkohej me Stasi (policia sekrete e Gjermanisë Lindore.) Ajo thotë se nuk pranoi, duke pretenduar se do të bëhej spiune. Sikur ta kishte pranuar, karriera e ardhshme në politikën gjermane do të ishte e pamundur, sipas një analize në Bloomberg BusinessWeek. Shumë politikanë janë detyruar të japin dorëheqjen për shkak të së kaluarës në Stasi.

    Kriza e jetës

    Kur Merkel u divorcua nga bashkëshorti i parë (1982), jetoi në një apartament të paligjshëm pranë stacionit të trenit në Friedrichstrasse. Në ditëlindjen e 30-të, i ati i shkoi për vizitë duke i thënë: “S’ja ke dalë mbanë”.

    Disiplina

    Pas rënies së Murit të Berlinit, Merkel u bashkua me partinë politike të Bashkimit Demokristian (CDU). Më vonë, ajo u emërua në kabinetin e Helmut Kohl si ministre për gratë dhe të rinjtë dhe më vonë shërbeu si ministre për Mjedisin dhe Sigurinë Bërthamore. Natën kur ra Muri i Berlinit, në nëntor 1989, 35-vjeçarja Merkel shkoi në sauna. Më vonë, ajo u end përtej kufirit duke festuar me të huajt, duke pirë birrë dhe shkoi në shtëpi që të mos lodhej të nesërmen në punë. Pothuajse të gjithë të tjerët në Gjermani, ishin jashtë gjatë gjithë natës.

    Bashkëshorti

    Bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, një profesor në Universitetin e Berlinit, nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, sa nuk u shfaq as në inagurimin e Merkelit si kancelare në vitin 2005. Ai preferon të udhëtojë me kompani ajrore me kosto të ulët, edhe në rastet kur mund të udhëtojë me Merkel.

    Talenti sekret

    Merkel thotë se është kuzhiniere shumë e aftë, bën tortë me kumbulla dhe shkon për pazar rregullisht në supermarket, ku paguan me para. Ajo i tha ish-presidentit nigerian, Goodluck Ebele Jonathan, se çdo mëngjes i përgatit bashkëshortit mëngjesin.

    Frika sekrete

    Angela Merkel i ka frikë qentë, pasi njëri e kafshoi në vitin 1995. Vladimir Putin i ka përdorur shpesh ata si një mënyrë për ta frikësuar Merkel, referuar raportimeve nëpër media.

    Dashuria për futbollin

    Merkel i viziton shpesh dhomat e zhveshjes së ekipit gjerman pas ndeshjeve për t’u uruar fitoret. Një herë, pa Bastian Schweinsteiger lakuriq aksidentalisht.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.