×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e ‘Sandokanit’ dhe zyrtari tjetër i MPMS’së lirohen nga akuzat për korrupsion

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Të premten në Departamentin Special në  Gjykatën Themelore është shpallur aktgjykim lirues ndaj dy të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim ndikimi Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala.

    Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli.

    Dy të lartpërmendurit akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim ndikimi, pasi sipas Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), u kishin mundësuar qytetarëve të Shqipërisë që në mënyrë të kundërligjshme të fitojnë statusin e veteranëve të luftës, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 133.280.00 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas gjyqtarit Konxheli, të akuzuarit Rexha dhe Bala lirohen nga akuza dhe mbrohen në liri sepse gjykata nuk ka prova që vërtetojnë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që ju vihen në barrë.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 16 dhjetor 2019, e pandehura Sanije Rexha akuzohet se në cilësi të personit zyrtar, udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëveprim me të akuzuarin Kushtrim Bala, gjatë muajit tetor të vitit 2017, kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.

    Siç thuhet në aktakuzë, të njëjtit, pa autorizim kishin marrë 31 formular për aplikim për njohjen e të drejtës së veteranit të luftës dhe kanë shkuar në Republikën e Shqipërisë, në qytetin e Krumës, ku i kanë plotësuar 31 formularët për aplikim për persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, formularët e plotësuar i kanë sjellë në Kosovë dhe i kanë dorëzuar në MPMS, duke u mundësuar atyre fitimin e statusit të veteranit të luftës në shumë prej 133.280.00 euro, në mënyrë të kundërligjshme.

    Me këto veprime ata akuzohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.

    Po ashtu, ata akuzohen se në cilësi të personave zyrtarë, kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren me inicialet V.B, për pranimin e katër formularëve për aplikim për statusin e veteranit të luftës që i kishte sjellë Sokol Pogba, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që këtyre katër personave t’u sigurojë pa të drejtë përfitimin e statusit të veteranit të luftës dhe të drejtën në kompensim për këtë status në bazë të ligjit.Për këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç...
    Të tjera
    Sport24 Prill 2024
    Është një listë  me lojtarë që duket se shfaqet çdo verë në lidhje me Barcelonën, pasi ata sërish hyjnë në një verë...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 miliardë euro, në seancën e parafundit...
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyra e Kryeministrit sot ka nxjerrë detaje tjera nga biseda e mbrëmshme e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.