[wp-story]

Bota/Rajoni

Gruaja e Macron, e frikësuar për sigurinë e fëmijëve

Gruaja e Macron, e frikësuar për sigurinë e fëmijëve
16:42 | 09 Dhjetor 2019

Prej më shumë se një viti, çifti Macron është në gjendje të trazuar.

Për shkak të protestave të fuqishme të jelek-verdhëve dhe së fundmi edhe nga grevat kundër reformës së pensioneve. Gruaja e presidentit, Brixhitë Macron thuhet nga disa media se është shumë e shqetësuar për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve të saj. Gruaja e Presidentit të Republikës ka qenë kohët e fundit shënjestër e sulmeve në shumë raste dhe ajo ka filluar të shqetësohet sepse kohët e fundit është pikërisht familja e saj në qendër të sulmeve nga protestuesit ekstremistë.

Po ashtu është vënë në shënjestër edhe shtëpia e tyre; prandaj janë vënë në dispozicion për mbrojtjen e tyre mjete dhe pajisje të shumta. Në media flitet se krahas bodigardëve, fëmijëve u janë vendosur edhe pajisje elektronike për përcaktimin e vendndodhjes.

Prej disa ditësh, ndërkohë që mediat raportojnë për gjendjen e ankthit të gruas së presidentit francez. Zyra e presidentit Macron ka mohuar këtë lloj psikoze duke i konsideruar të gjithë këto lajme si thashetheme./Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera