×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e Agim Ramadanit: Kosova për të cilën dha gjakun nuk është ajo që Katana e ëndërronte

    Fatlum Berisha
    28 Nëntor 2022

    Një jetë në shërbim të atdheut. Kosova e sotme, për të cilën dha gjakun, nuk është ajo që ai ëndërronte. Tash s`mund ta thotë. E tha dekada më parë. Ideal kishte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Jo veç me vargje. U mundua t`i bëjë bashkë edhe me gjakun e tij. Dha, më të shenjtën, jetën. Agim është emri. KATANA, nofka. Komandant i përjetshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga familja Ramadani e Gjilanit. Rrëfehet Shukrija, bashkëshortja e tij për festën e 28 Nëntorit.

    Shukrija e përmbledh më pak fjalë atë që ndjen shumë për Agimin.

    “E kujtoj me dashurinë dhe respektin e përjetshëm. Me mall dhimbje dhe krenari”.

    Ajo thotë se Kosova që sheh sot nuk është ajo për të cilën ra heroikisht i shoqi.

    “Si vend i vogël që ishim, ai e shihte se vetëm të bashkuar me Shqipërinë mund të arrinim suksese në shumë sfera. Vetëm si të tillë mund të synonim lartësitë dhe të arrinim liri të plotë. Kosova nuk është ajo që ka ëndërruar Agimi im e as Agimat e tjerë”, rrëfen Shukrija për “Front Online”.

    Cila histori tjetër e ditëve të sotme e Republikës nuk e përmbush mozaikun e Katanës.

    “Mitrovica na mbeti. Pjesa jonë më vitale na mbeti anash ende. Ende nuk e kemi një Kosovë siç është ëndërruar nga dëshmorët e heronjtë. Një Kosovë të bashkuar me Shqipërinë”, thekson Shukrija.

    Që të ndodhte kjo, siç rrëfen Shukrija, Agimi e dinte se duhej shumë punë.

    “Agimi ka qenë një ëndërrimtar i pakufishëm. Çdo ëndërr të tij e ka bazuar në realitet. E ka ditë që për ta ngrit Kosovën duhet shumë punë. Vite me radhë, Republika, ka qenë e shkelur”, tregon Shukrija për “Front Online”.

    Gruaja e Agim Ramadanit tregon momentin kur ai vendosi t’i bashkohej luftës

    Agimi e kreu të vetën. Ia dha hakun detyrës. Hyri si ushtarak në Kosovë, më 24 qershor 1998 dhe u vendos në Zonën e Dukagjinit: në Bjeshkët e Deçanit, Junikut, Jasiqit, Gjocajve, Batushës. Popullata civile e këtyre viseve ishte në rrezik të madh nga okupatorët serbë dhe nga minimet e zonave të këtushme. Ai bëri çminimin e zonës, duke i kaluar rreth 1500 fëmijë, gra e pleq përtej kufirit të pjesës së pushtuar të Shqipërisë Etnike.

    Gruaja, Shukrija thotë se vendimi për të marrë pjesë në luftë, Agimit nuk i buroi aty për aty.

    “Nuk është marrë brenda ditës e as brenda muajit. Ai vendim ka qenë që nga fëmijëria e tij. Kemi ëndërruar që Kosova të mos ishte kështu, por të ishte e bashkuar me shtetin amë. Të gjitha pjesët shqiptare të bashkohen në një trung. Ai donte që nga brenda t`i hynte armikut”, rrëfen Shukrija.

    Më 11 prill 1999, teksa po vëzhgonte terrenin në vendin e quajtur “Rrasat e Koshares”, plumbi i një snajpersiti serb e goditi për vdekje Agimin. Ra heroikisht e mori me vete idealin: heqja e kufirit në mes të trojeve shqiptare.

    “Shokët e tij, Bekimi me Hilmiun, më treguan se ishte plagosur rëndë. Nuk iu besoja. I thoja se ai do të më thërriste vetë për të më treguar. U nisëm për në Shqipëri. Atje më treguan se është vrarë. Vrasja u fsheh nga ushtarët shqiptarë për ditë të tëra sepse ata ishin shumë të lidhur me të”, pohon Shukrija për “Front Online”.

    “Ne e kemi prekur lirinë”, Gruaja e Agim Ramadanit rrëfen mes lotësh fjalët e tij para se të vritej

    Cili qe kontakti i fundit i Shukrijes me më të dashurin e saj, bashkëshortin, Agimin.

    Ajo tregon edhe fjalët e fundit që ia tha bashkëshorti.

    “Kur filloi të bombardonte NATO, Agimi më tha sa keq që nuk je këtu në Kosovë, meqë unë isha në Zvicër, që ta dëgjosh zërin e lirisë. Sa bukur tingëllon. Dëgjoheshin bombardimet e NATO-s në telefon. Ne e kemi prekur lirinë më tha. Ishte më 9 prill”, tregon mes lotësh Shukrija.

    “Amanetet e Katanës” vijnë si rrëfime nëpërmjet gruas së tij Shukrijes

    Agim Ramadani pos për veprimtarinë patriotike shquhej edhe për diçka tjetër. Ishte mjeshtër i fjalës artistike. Shukrija vlerëson se çdo varg i tij është amanet e mesazh për Republikën e sotme.

    “Dashuria e Agimit është e pikturuar si në punime ashtu edhe në vargje. Çdo varg i tij është mesazh. Për një pikë ujë ia vlen të vdesësh thoshte”.

    “Ka qenë një rast interesant kur isha e mërzitur nuk munda të vij në Kosovë fare 10 vjet, meqë dolëm azil në Zvicër. Isha shtatzënë. Lypa ujë nga Kosova. E shihja në ëndërr ujin. Kur ma dërguan, e piva pak nga pak. Nga fundi i shishes, Agimi më tha – ma jep edhe mua pak. Më ka marr malli. Kur e piu, tha është vërtet ndryshe”.

    Agim Ramdani la pas vetës bashkëshorten Shukrie dhe fëmijët: Edonin, Lorinën dhe Jetonin.

    Në nderim të emrit dhe veprës së tij, shumë sheshe, rrugë e institucione në Kosovë mbajnë emrin e tij.

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.