×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gruaja bujare pasuron fshatin, i lë trashëgimi fqinjëve 7.5 milionë dollarë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro ($7.5 milionë), pas vdekjes së një fqinjeje të tyre të moshuar.

    Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975, në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra.

    Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave, vdiq në 2014, ndërsa  Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016, dhe vdiq në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

    Në prill të këtij viti u deklarua se ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare kishte vdekur më herët.

    Gruaja bujare pasuron fshatin, i lë trashëgimi fqinjëve 7.5

    Lajmi ishte i papritur për autoritetet. “Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej”, tha kryebashkiaku lokal Bernd Heine për të përditshmen Hessenschau.

    Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej €6.2 milionë për “infrastrukturë dhe ambiente komunitare.

    “Komuniteti ynë falenderon çiftin Wedel për vlerësimin dhe trashëgiminë e tyre. Ne do ta përdorim atë me përgjegjësi për zhvillimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen me ndershmëri të kujtimit të tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët.

    Rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë e hapur dhe ambjente për fëmijët.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.