×
  • Auto
  • Auto

    Grevë në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të makinave

    FrontOnline
    15 Shtator 2023

    Mbi 13 punëtorë të tri kompanive më të madhe amerikane për prodhim të makinave e kanë nisur grevën në orët e para të së premtes, kanë bërë të ditur sindikatat e tyre.

    Puna është stopuar në tri fabrikat në pronësi të General Motors, Ford dhe Stellantis, në Misuri, Miçigan dhe Ohajo. Greva ka nisur pasi kontratat e punëtorëve kanë skaduar në mesnatën e së enjtes.

    Sindikata e Bashkuar e prodhuesve të makinave ka thënë se kompanitë nuk i kanë pranuar ofertat. Kjo luftë mes dy palëve rrezikon t’i rrisë çmimet e makinave dhe të shkaktojë çrregullim për gjigantët e industrisë së makinave.

    Presidenti i sindikatës Shawn Fain, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se u takon kompanive që ta zgjidhin krizën.

    “Kur ata të nisin të kujdesen për punëtorët e tyre, kjo do të mbarojë”, ka thënë ai.

    Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden ka biseduar me presidentin e sindikatës, Fein, lidhur me negociatat, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

    Sindikata ka kërkuar 40 për qind rritje të pagës për 140.000 punëtorë përgjatë katër vjetëve të ardhshëm.

    Në mesin e kërkesave tjera janë: katër ditë pune në javë, rritje automatike të pagës në përputhje me rritje të inflacionit, kufizime më strikte se për çfarë periudhe mund të konsiderohet një staf “i përkohshëm”.

    Kompania Ford ka thënë se këto propozime do t’ia rrisnin më shumë sesa dyfish shpenzimet për punëtorët në Shtetet e Bashkuara./FrontOnline/

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Auto23 Shtator 2023
    Tre nga markat më të mëdha nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia i kanë bashkuar forcat për të formuar një kompani...
    Auto22 Shtator 2023
    Shumica e veturave elektrike të prodhuara në Azi ka të ngjarë të përjashtohen nga një skemë franceze e subvencionimit për blerjen e...
    Auto21 Shtator 2023
    Audi ka hapur Qendrën e re të Sigurisë së Automjeteve në parkun e tij teknologjik në Ingolstadt të Gjermanisë. Objekti do të...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bashkë me bashkëpuntoriët e tij ka ngushëllyer familjen e heroit më...
    Sport26 Shtator 2023
    Nico Williams është bërë një nga emrat më të lakuar nga top klubet evropiane. Sulmuesi i talentuar spanjoll është futur në vitin...
    Vip26 Shtator 2023
    Efin do të kishim mundësi ta shihnim edhe në filmin “Në kuadër të dashuri” të luajë krah Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pasi Beogradi zyrtar ka shpallur të mërkurën ditë zie, pas sulmit terrorist në Kosovë,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE-së me emisarin evropian për dialog...
    Lajme26 Shtator 2023
    Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb. Kështu u shpreh për Ditarin në A2...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.