×
  • Lajme
  • Lajme

    Gresa Caka: Emri im u përmend pa dijeninë time, s’kam diskutuar me asnjë person as parti – as s’kam interesim

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Ditë më parë u publikua një bisedë personale mes gazetarit Berat Buzhala dhe politikanit Petrit Selimi, ku diskutohej për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Emra të ndryshëm u përmendën për kryeministër të ardhshëm. U përmend edhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka.

    Për herë të parë lidhur me këtë ka reaguar vetë ajo p9rmes një shkrimi në profilin e saj në “Facebook”.

    Ajo tha se biseda ku ajo është përmendur nuk ka pasur miratimin e saj.

    “Nuk kam reaguar asnjëherë ndaj sulmeve, shpifjeve dhe linçimit që fatkeqësisht e karakterizojnë diskursin tonë publik. Vlerësoj që një nivel dhe mënyrë e tillë e padenjë e komunikimit, nuk meriton të legjitimohet me përgjigje.

    Përjashtimisht dhe marrë parasysh që një bisedë në të cilën është përmendur edhe emri im, pa dijeninë dhe rrjedhimisht, pa miratimin tim, ka mjaftuar për të filluar një fushatë agresive dezinformatash bazuar në kauza të motivuara politikisht, përfshirë kundër institucioneve të Republikës, konsideroj që është i nevojshëm një sqarim i shkurtër dhe i prerë”, ka shkruar Caka.

    Caka ka sqaruar se nuk ka diskutuar me asnjë parti dhe nuk është e interesuar për diskutime të ttila.

    “Nuk kam diskutuar me asnjë person e as parti politike rreth asnjë funksioni publik e politik, si dhe nuk kam asnjë interesim për diskutime të tilla. Do të mbetem gjithnjë krenare që i kam shërbyer një institucioni me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe vlerave të demokracisë në Republikën e Kosovës. Ndërsa, ashtu siç jam deklaruar gjithnjë, brenda fushëveprimit të profesionit tim, do të vazhdoj të punoj me përkushtim për forcimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, duke e mbrojtur edhe integritetin e funksionit që kam ushtruar në Gjykatën Kushtetuese.

    Të gjitha çështjet tjera, do t’i adresoj përmes mekanizmave ligjorë”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka folur për ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit. Ai ka thënë se është...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Ismail Syla, në një intervistë  për FRONTAL të T7 ka folur për vizitën e sotme të ish-shefit të...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2025
    Gjesti këto ditë ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Komentuesi i Big Brother, i njohur në rrjete sociale Andrea, tha se Gjesti ka...
    Lajme21 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin më 19 mars të këtij viti, viktima këto që...
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.