×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia u ofron pushime falas 170 mjekëve gjermanë që e luftuan koronavirusin

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Greqia do t’i presë 170 mjekë gjermanë dhe do t’u ofrojë atyre pushime falas në ishullin Kos si mirënjohje për punën që kanë bërë në luftimin e pandemisë në Gjermani.

    Njoftimi nga Ministria e Turizmit e Greqisë erdhi në kohën kur vendi ballkanik po përgatitet që t’i rihapë aeroportet rajonale, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Kjo ministri tha se 170 mjekët do të priten falas në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit në Gjermani.

    Pjesë e këtij udhëtimi do të jenë edhe zyrtarët e agjencisë gjermane TUI, të cilët do të takohen në ishullin Kos me ministrin Theoharis, thuhet më tej në njoftim.

    Fluturimi nga Gjermania do të realizohet vetëm dy ditë para se Greqia zyrtarisht t’i rihapë aeroportet rajonale. Ky veprim është planifikuar të bëhet më 1 korrik.

    Greqia ka qenë mjaft e suksesshme në luftën kundër pandemisë, sepse deri më tani i ka regjistruar më pak se 200 viktima të koronavirusit.

    Duke pasur parasysh që çereku i ekonomisë greke varet nga turizmi, qeveri dëshiron t’i sigurojë turistët se ata mund t’i kalojnë pushimet në këtë vend në mënyrë të sigurt tash që Evropa ka filluar të rihapet për udhëtime.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    “Familjet e mëdha duhet të bëhen normë tashmë” tha të marten Vladimir Putin. Normat e lindjeve në Rusi ka shënuar rënie për...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Një rezervuar magazinimi ka vrarë shtatë njerëz dhe ka plagosur 24 në një fabrikë të prodhuesit indian të kimikateve të specializuara Aether...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën....
    Të tjera
    Vip30 Nëntor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi ka thumbuar Bleradon në raportin e tij me Albën. “Je shukë, prej që ke filluar...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Ashtu si në tregjet ndërkombëtare, edhe në Kosovë janë rritur nevojat për modernizimin e sistemeve dhe përshtatjen e tyre me standardet ndërkombëtare....
    Lajme30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për aksionin e sotëm policor në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë. Policia ka...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë aksionit të së enjtes është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur, të...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Një rezervuar magazinimi ka vrarë shtatë njerëz dhe ka plagosur 24 në një fabrikë të prodhuesit indian të kimikateve të specializuara Aether...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni. Ai ishte i dënuar për një tjetër...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.