×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqi, njerëz të bllokuar nëpër shtëpia dhe makina të ngecura në rrugë nga cikloni(FOTO)

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Sikurse ishte paralajmëruar cikloni ” Ianos ” goditi zonat perëndimore të Lamias në kufijtë me Komunën e Makrakomi dhe rrugën Lamia – Karpenisi.

    Forcat zjarrfikëse u gjendën në vende të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që ishin bllokuar në rrugë apo në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

    Mediat greke shkruajnë se ka dhjetëra thirrje për ndihmë nga njerëz që janë bllokuar nëpër shtëpia në Lianokladi, mes tyre edhe persona që kanë probleme me të ecurit.

    Njëri prej tyre është transferuar në spitalin e Lamias, pasi shtëpia e tij u përmbyt dhe u shpëtua nga zjarrfikësit.

    Të tjerët do të transferohen në Bashkinë e Lamias, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën. Përveç kësaj, dhjetra janë bllokuar në makina në Rrugën Kombëtare Lamia – Karpenisi, trafiku në të cilin është ndaluar që nga ora 14:50.

    Me përjashtim të makinave të zjarrfikësve dhe atyre të Mbrojtjes Civile , kalimi i çdo automjeti tjetër është i ndaluar.

    Edhe në fshatin Zilefto, shtëpitë u përmbytën, ndërsa ujërat morën me vete një burrë, i cili u shpëtua, ndërsa uji ka vërshuar në shumë oborre dhe shtëpi.

    Për më shumë shihni fotot

     

    Tmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpia Tmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpia Tmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpia Tmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpiaTmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpia  Tmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpiaTmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpia Tmerr në Greqi/ Njerëz të bllokuar nëpër shtëpia

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Analisti Visar Ymeri nxori së fundi disa strategji të komunikimit dhe organizimit që, sipas tij, janë përdorur nga Albin Kurti dhe një...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.