×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar asgjë me SHBA-të

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    I dërguari i posaçëm i presidentit amerikane për bisedimet Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia të premten pasdite në Washington kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, duke theksuar se nuk kanë nënshkruar kurrfarë marrëveshje me SHBA-të.I pyetur nga gazetarët nëse edhe presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar diçka, Grenell është përgjigjur duke thënë “se është e vërtetë”.“Ai ka nënshkruar vetëm konfirmimin se do të punojnë së bashku në realizimin e marrëveshjes”, ka thënë Grenell.

    E kur gazetarët insistuan që të shpjegoj se çfarë saktësisht kanë nënshkruar të dy palët, Grennel tha se “dy palët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për normalizimin e raporteve ekonomike”.Grenell i pyetur nëse marrëveshjet e njëjta janë nënshkruar nga të dyja palët, ish-ambasadori amerikan në Gjermani theksoi se “99.9 për qind janë të njëjtë, përveç pikës së fundit”.“Serbia do të zhvendos ambasadën e saj deri në qershor të vitit të ardhshëm (në Jerusalem) – është pjesë e marrëveshjes, e sa i përket Kosovës, është gjithçka njëjtë deri te pika e fundit ku theksohet se do të ketë njohje reciproke me Izraelin”, ka shtuar Grenell, shkruan gazeta blic.

    “Para se gjithash, nuk do të tentoja të shpjegoja çfarë mendoi presidenti Aleksandar Vuçiq kur iu drejtuar mediave serbe. Atë çfarë ka thënë në sallën për takime është se bëhet fjalë për një marrëveshje historike që do të normalizoj rajonin. Ka folur për zonën e Mini-Shengenit. Sa i përket pikës 10, është e gabuar të thuhet se ka ekzistuar pika e 10-të. Asnjë prej tyre nuk ka qenë e renditur me numra, nuk e di nga doli kjo”, ka thënë për fund Grenell.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Time Kadrijaj nga AAK në një prononcim për FrontOnline ka thënë  se të priten rezultatet e certifikimit të rezultateve. Ai shtoi se...
    Lajme15 Mars 2025
    Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë...
    Kronika15 Mars 2025
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të premten në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u...
    Të tjera
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren....
    Kronika15 Mars 2025
    Një person në Rahovec ka raportuar se i është vjedhur kasaforta në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë. Siç bëhet e...
    Kronika15 Mars 2025
    Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj të mitur. Siç bën të...
    Lajme15 Mars 2025
    Fadil Demaku, deputet i PDK-së, ka hedhur poshtë mendimin se mund të shkohet në zgjedhje parlamentare të reja, pasi që, sipas tij,...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që...
    Sport15 Mars 2025
    Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol sërish në elitën e futbollit arab. Ronaldo realizoi gol të premten mbrëma në fitoren...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.