×
  • Opinione
  • Opinione

    Gratë në tranzicionin politik

    FrontOnline
    09 Tetor 2021

    Pjesëmarrja e grave në qeverisje është e kërcënuar gati në të gjitha vendet në tranzicion. Madje, lirisht mund të thuhet se te shumica e partive në këto vende ekziston një plan strukturor i pa shpallur për t’i anashkaluar vazhdimisht gratë nga hapësira politike.

     Konceptimi i çështjeve që prekin problemet e shumta të qytetarëve pa marrë parasysh  perspektivën gjinore që do të përfshijë gratë dhe burrat në procesin e vendimmarrjes është shenja dalluese e çdo kuadri të mirëfilltë demokratik. Kjo është arsyeja se pse demokracia, sipas përkufizimit, nuk mund të jetë e verbër përballë gjinisë së bukur.

    Por, a janë gratë mjaftueshëm të përfshira në listat zgjedhore të partive politike për zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti, është pyetje dhe temë e cila meriton trajtim më të thellë, ndërsa përgjigjjen e dimë të gjithë, kryetar të partive, votues e abstenues në votim.

    Pjesëmarrja e grave në qeverisje në të vërtetë është e kërcënuar gati në të gjitha vendet në tranzicion. Madje lirisht mund të thuhet se te shumica e partive në këto vende ekziston një plan strukturor i pa shpallur për t’i anashkaluar vazhdimisht gratë nga hapësira politike. Gratë janë të margjinalizuara si në pozita të larta politike e vendimmarrëse, po ashtu edhe në pozita të mesme, apo të ulëta.

    Partitë politike nuk i emërojnë ato si kandidate potenciale apo serioze, prandaj elektorati i ndikuar shumë nga stereotipet gjinore në shoqëri, përfundon duke votuar për burrat. Studijuesit e kanë atribuar këtë pjesëmarrje të ulët të grave në politikë dhe vendimmarrje në këto vende edhe me faktorë të ndryshëm, duke filluar nga frenimet kulturore të cilat përjetësohen dhe përforcohen nga normat patriarkale që i lënë gratë në margjina dhe kërkojnë që ato vetem të shihen dhe të mos dëgjohen.

    Edhe pikëpamjet kulturore për gratë vazhdojnë të zhvlerësohen, pastaj  shoqëritë e tilla i shohin gratë si të pabarabarta me burrat, ose thënë me ndryshe fusha e lojës politike është e pabarabartë dhe jo e favorshme për pjesëmarrjen e grave. Gratë që hyjnë në politikë në këto vende e gjejnë një mjedis politik, kulturor dhe shoqëror, shpesh jo miqësor ndaj tyre.

    Praktikat kulturore dhe tradicionale që i nënshtrojnë gratë nga dominimi mashkullor kanë penguar përparimin e grave në arritjen e barazisë gjinore në politikë. Në shumicën e rasteve, atyre u mungon mbështetja e partive politike dhe nuk kanë qasje në arsim dhe trajnim cilësor për të hyrë të përgatitura në politikë. Ato janë përballur me disa barriera, si konflikti, gjuha vullgare dhe perversiteti, frikësimi, stereotipet nga shoqëria, imazhi negativ i grave të përfshira në politikë dhe mungesa e mbështetjes nga elektorati.

    Gratë te këto shoqëri ende konsiderohen të mira dhe ideale vetëm për vallëzim. Ata më mirë do t’i portretizonin gratë si estetiste, stiliste, yje filmash, gra të mira dhe të këqija, grabitëse burrash, djallëzore, të liga, mësuese dhe infermiere të mira, duke përjetësuar kështu stereotipet tashmë ekzistuese në shoqëri.

    Edhe përgjegjësia familjare, sidomos te disa familje, është gjithashtu një nga pengesat kryesore për pjesëmarrjen e grave në politikë, sepse shumica e përgjegjësive familjare bien mbi gratë pasi ndarja gjinore e punës në shoqërinë tranzicionale siç është edhe Kosova, i inkurajon burrat të heqin dorë nga të gjitha punët e shtëpisë, sepse ato “me tapi” ju takojnë grave. Kjo, pa dyshim se përbën një pengesë për aktivizmin e tyre politik.

    Por cilët janë faktorët të cilët, për shembull në shoqërinë kosovare dhe jo vetëm, ndikojnë në (mos) pjesëmarrjen e mjaftueshme të grave në vendimmarrje dhe në politikë. Pa dyshim se faktori kryesor është statusi socio-ekonomik i grave i cili në masë më të madhe luan një rol të rëndësishëm në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të tyre në organet vendimmarrëse politike. Grave u mungon baza ekonomike e cila do të rriste pjesëmarrjen e tyre në politikë. Mungesa e një baze ekonomike për gratë ka qenë dhe vazhdon të jetë një faktor në pjesëmarrjen e tyre – ose mungesën e pjesëmarrjes në politikë, sepse kostoja e fushatës është shumë e lartë në njërën anë, dhe në anën tjetër gratë janë të pabarabarta apo e thënë me troq të diskriminuara edhe në politikat e punësimit. Mungesa e burimeve financiare mund të kufizojë pjesëmarrjen e grave duke pasur parasysh kostot që lidhen me fushatën. Partitë politike duhet ta dinë gjithashtu se pjesëmarrja politike duhet të jetë gjithëpërfshirëse ku duhet të ketë pjesëmarrje të barabartë si nga gratë ashtu edhe nga burrat. Ato duhet të promovojnë emancipimin ekonomik të grave. Kur gratë emancipohen ekonomikisht, ato do të jenë në gjendje të marrin vendimet e tyre në mënyrë të pavarur dhe kjo mund tu hapë rrugën që ato të hyjnë në politikë pa u kufizuar nga homologët e tyre meshkuj. Financimi i pavarur dhe vendosja e kufizimeve në shpenzimet e fushatës mund t’i mbështesin gratë në kapërcimin e barrierave për pjesëmarrje në politikë.

    Partitë politike duhet të ju japin më shumë hapësirë grave në listat e kandidatëve të tyre. Kuota prej 30% e përcaktuar me ligj duhet të jetë e papranueshme për to dhe pikërisht gratë duhet më shumë të ngrisin zërin e tyre të arsyes se janë kundër një diskriminimi të tillë. Partitë duhet të bëhen mjeti institucional përmes të cilit rritet pjesëmarrja e grave në politikë, veçanërisht në lehtësimin e pjesëmarrjes së tyre brenda strukturave partiake edhe gjatë periudhave zgjedhore.

    Nëse shenja dalluese e një shoqërie demokratike është pavlefshmëria e opinioneve dhe kontributeve të shprehura nga ata që jetojnë brenda saj, atëherë pjesëmarrja e grave në pozicione drejtuese duhet të vlerësohet dhe inkurajohet, sepse demokracia do të jetë demokraci e vërtetë dhe përmbajtësore, atëherë dhe vetëm atëherë kur burrat dhe gratë qeverisin si partnerë të barabartë. Sa më shpejt që burrat t’i hapin korridoret e pushtetit për gratë, aq e shpejtë është rruga për procese demokratike.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Opinione22 Prill 2024
    Nga: Ben Andoni  Bojkoti i djeshëm serb i zgjedhjeve në Veri ishte krejt i dukshëm dhe i pritshëm, por ajo la një...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Françeska është një nga banoret me të përfolura në ‘Big Brother VIP Albania’ për arsye të dinamikave që ajo krijon në shtëpi....
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.