×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Granti 5 milionësh për bizneset, nënkryetari i Prishtinës tregon kur u dalin paratë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Nga 16 mijë e 262 biznese sa kanë pasur mundësi të aplikojnë në Komunën e Prishtinës që të jenë përfituese të grantit prej 5 milionë eurove, kanë aplikuar vetëm 7 mijë e 209 biznese.

    Ndërsa, këto biznese të cilat do të jenë përfituese të këtij granti nëse gjithçka shkon sipas llogaritjeve të parapara atëherë mjetet e tyre do t’i kenë në llogari më së largu deri më 10 dhjetor.

    E, në bazë të përllogaritjes secili biznes do të jetë përfitues i përafërsisht 700 eurove.

    Kështu, ka thënë në një prononcim për FrontOnline, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi.

    “Në këtëgrant ose në këtë aplikacion kanë pasur mundësi potencialisht të aplikojnë 16 mijë e 262 biznese të cilat i takojnë kategorive 1 dhe 2 e që nënkupton, në kategorinë 1 marrin pjesë ato biznese që e kanë të lajmëruar qarkullimin vjetor pranë ATK-së, prej zero deri në pesë mijë euro edhe kategoria e dytë prej pesë mijë deri në 50 mijë euro. Nga këto më tepër se 16 mijëbiznesesa kanë aplikuar deri mbrëmëdmth ka përfundu aplikimi  7 mijë e 209 biznese”, ka thënë Nushi.

    Nushi, ka treguar se aplikimi ka përfunduar dje në orën 00:00, derisa ka shtuar se do të kenë kohë deri më 6 dhjetor që të pastrojnë databazën në mënyrë që t’i kontrollojnë të gjitha llogaritë e bizneseve se a ka pasur ndonjë gabim në aplikim.

    Po, thotë se edhe pse aplikimi ka qenë vetëm për bizneset e Komunës së Prishtinës, kjo nuk ka ndodhur, pasi që ka pasur aplikime  të bizneseve edhe nga komunat e tjera.

    “Këtë rast sepse këtë që po e them këtë të tretën a është biznes i Komunës së Prishtinës po e them qëllimisht sepse ka pas edhe aplikime nga komuna të tjera. I kemi dikund tri aplikime që vet i kemi vërejt, një ka qenë prej Graçanicës dhe dy prej Malishevës të cilat do të eliminohen. Prandaj numri prej 7 mijë e 209 aplikuesve me siguri se do të zvogëlohet. Sa do të zvogëlohet nuk e di por besoj që do të jetë 7 mijë e 100 ose afër 7 mijë e 100”, ka deklaruar Nushi për FrontOnline

    Nënkryetari i Prishtinës, ka thënë se pas përfundimit të pastrimit të databazës lista do të publikohet në webfaqe të Komunës.

    “Tëgjithë atyre do t’u shpërndahet shuma prej 5 milionë eurove, në këtë rast nëse do ti kemi dikund 7 mijë e 100 ose 7 mijë e 50 aplikime në fund si databazë të pastër atyre, secilit prej tyre do t’i takon proporcionalisht ka 700 euro përafërsisht 700 euro”, ka shtuar Nushi.

    Ai, ka shpjeguar edhe procedurat se deri kur mund të ndodhë që bizneset t’i kenë në llogaritë e tyre mjetet e përfituara.

    “Ne do t’i dërgojmë mjetet sepse lista jonë definitive do të vendoset nëcd dhe ashtu nëcd do t’ia dorëzojmë thesarit që me datën 8 ose eventualisht me datën 9 dhjetor, mandej varet prej thesarit se kur do t’i disburson mjetet, kështuqë ne mjete kemi dhe nuk është aspak problem. Prandaj, nëse çdogjë shkon në rregull në thesar unë besoj që prej datës 9 eventualisht datës 10 dhjetor munden me i prit mjetet në llogaritë e tyre, pro që kjo datë varet prej thesarit”, ka pohuar nënkryetari Nushi.

    Ndërsa, për mediat të cilat janë me bazë në Prishtinë, Nushi ka thënë se do t’i subvencionojnë me 100 mijë euro, duke shtuar se sot është dita e tretë dhe se ende nuk ka aplikuar asnjë medium.

    “Deri më tash ka pas pyetje më tepër por që aplikime deri më sot nuk ka pas do të thotë deri mbrëmë nuk ka apliku asnjë medium i pavarur”, ka thënë Nushi.

    Komuna e Prishtinës po ashtu ka vendosur që të ndaj edhe nga 50 euro për personat e prekur me Covid-19 nën moshën 65 vjeçare dhe me nga 100 euro ata që janë mbi 65 vjet./FrontOnline.

     

     

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.