[wp-story]

Ekonomi

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)
20:21 | 20 Maj 2020

Fabrika për prodhimin e kuzhinave dhe mobileve “Graniti” ka hapur showroom-in e dytë në Prishtinë, te rrethi në Çagllavicë, ku aty mund të gjeni mobilet me cilësore dhe moderne në vend.

Me një traditë mbi 30 vjeçare kompania “Graniti”, pas sukseseve të shumta brenda dhe jashtë vendit “Graniti” ka ardhur më afër qytetareve në kryeqytet duke u ofruar mundësi unike për mobilimin e shtëpive dhe banesave të tyre.

Dizajne të shumta, moderne, elegante, klasike të dhomave të gjumit, kuzhinave, dhomave për fëmije, por edhe mobilieve tjera shtëpiake si asnjë here më parë të gjitha me një vend mund t’i gjeni në showroom-in e dytë në Prishtinë të fabrikës për prodhimin e mobilieve “Graniti” në  Prishtinë.

Fabrika e mobileve “Graniti” është një kompani që operon në treg që nga viti 1982 në shitjen e mobileve, ndërsa që nga viti 1995 në prodhimin e mobileve, në fillim me një prodhim me kapacitet të vogël kurse tani me një sipërfaqe të prodhimit 5000 m2 dhe showroom 4500 m2 në Suharekë, deri sa showroom-i dyte me rreth 2000 metra katror gjendet te rrethi në Çagllavicë, Prishtinë.

Përvoja e punës në treg ka vendosur një klientelë me besueshmëri të lartë për cilësinë e produkteve dhe fleksibilitet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Prodhimet e kompanisë “Graniti” plotësojnë një gamë të gjerë të mobileve si :kuzhina, tavolina, dhoma gjumi për të rritur, dhoma për fëmijë , dhoma dite, sofa, vitrina, tavolina dhe mobile të përshtatura në hapësirën e tuaj.

Ajo që kompaninë “Graniti” e dallon është zgjedhja  e materialeve me cilësi për përpunimin e tyre, fokusimi  drejt modeleve të reja, produktet të dizajnuara me vëmendje në detaje dhe shërbimi ndaj klientit.

Gjithashtu, garancioni, cilësia dhe afërsia ndaj klientëve është motoja e kompanisë “Graniti”

Gjithashtu, efikasiteti i fabrikës për prodhimin e mobilieve “Graniti” qëndron në aftësinë për të vepruar me makineri të teknologjisë së lartë .

Tradita , evoluimi dhe  shfrytëzimit të teknologjisë së sofistikuar janë themeli mbi të cilin kompania “Graniti” ka ndërtuar reputacionin , besueshmërinë dhe sukseset e shumta (a.s)

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera