[wp-story]

Bota/Rajoni

Grabitje spektakolare në mes të Londrës, 3 persona “zbrazin” argjendarinë

Grabitje spektakolare në mes të Londrës, 3 persona “zbrazin” argjendarinë
11:23 | 18 Janar 2020

Grabitësit me një veturë e tip “Range Rover” janë futur nga dera e përparme e një dyqani argjendarie, dhe kanë vjedhur gjëra me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të shkuar në Shepherds Bush në Londër, por vetëm së fundmi, policia ka publikuar pamjet.

Videoja tregon momentin kur makina e zezë futet në argjendari duke trembur personat që ndodheshin në ambientet e saj. Më pas, nga automjeti dalin 3 persona, që me një kamxhik të madh nisin të shkatërrojnë raftet dhe marrin prej tyre bizhuteri me vlera, transmeton tch.

Grabitësit më pas detyrohen të përdorin një derë tjetër për t’u larguar, të cilën e thyejnë me anë të një çekiçi.

Pjesë e grupit që theu dhe më pas grabiti bizhuteritë ishte edhe Ben Wegener, i cili u kap në flagrancë dhe u dënua me 10 vite burg. Dy të dyshuarit e tjerë arritën të shpëtojnë dhe janë akoma në gjendje të lirë.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera