Një grabitje ka ndodhur sonte në “Rrugën B” në Prishtinë, raporton FrontOnline.
Një person dyshohet se nën kërcënimin e armës ka plaçiktur në njërën nga bizneset që ndodhën në këtë rrugë.
I dyshuari ndodhet në arrati.
Policia është vënë në kërkim dhe për arrestimin sa më shpejt të tij ka krijuar edhe unazën e çeliktë.
FrontOnline ka kontaktuar edhe Policinë në lidhje me rastin, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.