Kronika

Grabitja në një barnatore në Prishtinë/ Arrestohet 38-vjeçari

Grabitja në një barnatore në Prishtinë/ Arrestohet 38-vjeçari
14:13 | 21 Shtator 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot se ka arrestuar personin e dyshuar për një grabitje të ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur më 5 shtator të këtij viti, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu”.

I dyshuari është 38-vjeçari me inicialet A.A. Të njëjtit policia i ka sekuestruar një thikë, arkë të zbrazët dhe gjësende të tjera.

“Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari, ka ndodhë në 05.09.2022, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e thikës, nga viktima ka marrë një kasafotë me para”, thuhet në njoftimin për media.

“Puna e hetuesve dhe njësitit për reagim të stacionit policor veriu,  është finalizuar sot rreth orës 03:30, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: A.A . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./Front Online

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera