[wp-story]

Kronika

Grabitet një person nën kërcënimin e armëve

Grabitet një person nën kërcënimin e armëve
14:54 | 07 Shtator 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës në Gllogoc një personi nën kërcënimin e armëve është grabitur nga dy persona të maskuar.

Viktima ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij tek nënkalimi në fshatin Zabel i Epërm, kur para tij ishte ndalë një veturë pa targa, prej të cilës kishin dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta, raporton Front Online.

Sipas viktimës, nën kërcënim të armëve, ia kishin grabitur një shumë parash.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin, nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar./Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera