×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gra të këqija”, Mimoza Kusari kërkon falje publikisht për shprehjen që përdori

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Mimoza Kusari Lila ka kërkuar falje publike për shkak të shprehjes “gr të këqija” që e përdori duke përshkruar sjelljen e kryeministrit Hoti.

    Me anë të një postimi në Facebook, Kusari Lila ka thënë se kjo shprehje ka mbetur pjesë e fjalorit të saj nga e kaluara, sipas saj të një mentaliteti që paragjykon dhe atribuon ligësinë dhe fjalët anash.

    “Se që kam gabuar që e kam përdor pa vetëdije dhe pa qëllim për të rënduar grate e pranoj dhe kërkoj falje”, ka shkruajtur Mimoza Kusari Lila.

    “Por, të karakterizohem si dikush që synon ti shtyp apo ofendojë grate, për mua është e palogjikshme dhe përveq se një përpjekje për betejë politike, nuk prezanton diçka tjetër. Unë jam grua vetë dhe prej se jam e vetëdijshme se kam lindur vajzë dhe jetojë në një shoqëri me standarde të ndryshme për vajzat dhe djemtë, unë nuk kam rreshtur në betejën për barazi”, shkroi tutje ajo.

    Postimi i plotë:

    Ditë më pare u bë lajm në një nga mediumet Kosovare shprehja ime e përdorur gjatë emisionit “DPT te Fidani” lidhur me sjelljen e Avdullah Hotit kur lëshon fjalë anash dhe del nga salla për të mos degjuar kritikat ndaj tij. Unë këtë sjellje e karakterizova me shprehjen pezhorative “Gra të kqija”, shprehje kjo e mbetur fatkeqësisht pjesë e fjalorit tim si skelet i një mentaliteti që paragjykon dhe atribuon ligësinë dhe fjalët anash vetëm grave.

    Unë mbetem e bindur se sjellja e Avdullah Hotit i cili ofendon deputët pa mikrofon dhe lëshon fjalë anash është sjellje e ligë dhe as për së afërmi nuk i shkon një posti që ai pretendoi ta mbajë.

    Se që kam gabuar që e kam përdor pa vetëdije dhe pa qëllim për të rënduar grate e pranoj dhe kërkoj falje.

    Por, të karakterizohem si dikush që synon ti shtyp apo ofendojë grate, për mua është e palogjikshme dhe përveq se një përpjekje për betejë politike, nuk prezanton diçka tjetër.

    Unë jam grua vetë dhe prej se jam e vetëdijshme se kam lindur vajzë dhe jetojë në një shoqëri me standarde të ndryshme për vajzat dhe djemtë, unë nuk kam rreshtur në betejën për barazi.

    Kjo betejë nuk lidhet me postet që mbaj dhe as partinë që përfaqësoj, kjo betejë është pjesë e jetës, vlerave dhe mishërimit tim me jetën.

    Jeta ime profesionale dhe akademike nuk lidhet vetëm me politikën, andaj është lehtë për t’u përcjellë çfarë vlera kam përfaqësuar dhe çfarë vendime kam marrë për të fuqizuar vajzat dhe grate në shoqërinë tone.

    Përvoja ime në ekzekutiv dhe në legjislativ më dha mundësinë direkte të kontribuoj në ndryshime ekzekutive dhe legjislative për fuqizim ekonomik të grave dhe vajzave dhe për barazi në pozitat vendimarrëse.

    E ja që kemi gabimet tona dhe ato duhet evidentuar kur bëhen, qofshin edhe fjalë e thënë e mbetuar si skelet në kujtesën tonë të cilat duhet fshirë dhe harruar për t’u mos u kujtuar dhe përsëritur më.

    Kauza ime për barazinë shkon përtej politikës dhe përtej mandatit tim publik, ajo është e gravuar në mua për sa të kem jetë dhe mendje të kthjelltë për të punuar. Kjo kauzë nuk lidhet vetëm me mësimet e marra dhe veprimet e duhura, ajo lidhet edhe me vuajtjet dhe përpjekjet e mia personale dhe grave e vajzave rreth meje, kjo kauzë është rikujtimin i përditshëm për punën tonë në mënyrë që gjeneratat e reja të mos vuajnë atë çfarë përjetuam ne./FrontOnline/

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.