[wp-story]

Lajme

Gold AG nuk aderon në AAK

Gold AG nuk aderon në AAK
16:17 | 13 Shtator 2019
Reperi Gold AG ka qenë temë e lajmeve të djeshme, kur në këtë kohë fushate ka dalë në një foto me Daut Haradinajn.Gold AG ka treguar se ka shkuar në vizitë tek Daut Haradiaj, duke e përshkruar foton me: “Vizitë te gjenerali”.

Kështu, të gjithë filluar të jepnin komentet e tyre sa i përket anëtarësimit të reperit në AAK, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa më pas ai e ka bërë edhe një postim me Haradinajn, duke shkruar se ata njihen tash e një kohë shumë të gjatë bashkë, në foton që shihet të jetë më e vjetër.

Më pas, për t’u qartësuar, Goldi ka bërë edhe një shkrim të cilin e ka postuar në ‘storie’ të Instagram.

Goldi shkruan: ““Përkrahës i trimave gjithmonë, por në politikë asnjëherë”./Gazeta Express/

 

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera