×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjysma e sektorit privat në Kosovë pa kontrata

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Besim Kadriu, mbi 35 vjeç, nga Fusha Kosova, qe shtatë vjet punon në një kompani të vogël prodhuese, pa kontratë dhe herë pas herë me orar të stërzgjatur. Ai nuk dëshiron ta bëjë publik emrin e kompanisë ku punon, por thotë se disa herë ka kërkuar nënshkrimin e kontratës të punës, në mënyrë që t’i mundësohet pagesa e kontributeve në Fondin e Kursimeve Pensionale.

    “Unë kam kërkuar të kem kontratë, të punoj tetë orë në ditë dhe të kem dy ditë pushim, thjesht të kem kushte të favorshme për punë. Por, nuk e bëjnë kontratën sepse nuk i konvenon pronarit, sepse duhet të paguajë obligime tatimore. Unë varësisht prej nevojës së kompanisë, punoj edhe jashtë orarit, ndodh 12 orë në ditë”, tha Kadriu.

    Besim Kadriu është vetëm njëri nga shumë persona që punojnë pa kontratë. Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, thotë se 50 për qind e punëtorëve në këtë sektor nuk kanë të lidhura kontrata pune me punëdhënësin.

    “Nuk kanë kontrata pune, nuk kanë asnjë udhëzim për t’u zbatuar ku përcaktohen kushtet e punës. Në mungesë të kësaj, rreth 80 për qind e punëtorëve në sektorin privat punojnë jashtë orarit të punës”, tha Azemi për Radion Evropa e Lirë.

    Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Kosovë. Vlerësohet se në të punojnë mbi 220 mijë punëtorë. Paga mesatare në sektorin privat është nën 350 euro.

    Azemi: Nëse ka gatishmëri politike, mundësitë e përmirësimit ekzistojnë
    Por, kushtet në sektorin privat vazhdimisht janë kritikuar nga përfaqësuesit e punëtorëve. Pagat e ulëta, trajtimi jo i duhur i punëtorëve, mungesa e kontratave, orari i stërzgjatur i punës, janë disa nga parregullsitë me të cilat edhe aktualisht përballen punëtorët në sektorin privat, thotë Azemi.

    Azemi thotë se prioritet i Qeverisë së re të Kosovës duhet të jetë përmirësimi i gjendjes së punëtorëve në sektorin privat. Kjo sipas tij mund të ndodhë, nëse ka vullnet dhe gatishmëri politike.

    “Urojmë që kjo qeveri të merret me këto probleme që aq shumë janë grumbulluar. Megjithatë, nuk nevojitet kohë e gjatë për t’u realizuar këto, nevojitet vetëm një disiplinë tek Inspektorati i Punës dhe te pronarët e kompanisë, dhe gjithçka do të jetë në rregull sepse Ligji i punës është i miratuar vetëm kërkon zbatim”, tha ai.

    Lëvizja Vetëvendosje: Kontrata pune dhe 40 orë punë të rregullt
    Punëtorët e sektorit privat do të kenë të garantuara kushte të dinjitetshme në punë, me kontrata pune, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Ky është një nga premtimet e Albin Kurtit, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt.

    Në programin, që është prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka thënë se “do pesëfishoj numrin e inspektorëve të punës, me synim parandalimin e diskriminimit të punëmarrësve dhe parandalimin e rreziqeve në punë”.

    “Nuk besoj se mund të ketë përmirësim”
    Megjithatë, Besim Kadriu shprehet skeptik se partia e cila do ta krijojë qeverinë e re do mund të përmirësojë kushtet në sektorin privat. Pasi sipas tij, në çdo fushatë zgjedhore është premtuar zgjidhja e këtij problemi.

    “Nuk besoj se do të rregullohet kjo çështje. Asnjë parti deri më tani nuk ka mundur të rregullojë situatën në sektorin privat ”, tha ai.

    Paga minimale, 250 euro
    Por, Azemi shprehet se fillimisht duhet të rritet paga minimale. Shuma e kësaj page në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

    Lëvizja Vetëvendosje, nëse arrin të krijojë qeverinë, ka premtuar se pagën minimale planifikojnë ta rrisë në 250 euro, për angazhimin prej 40 orësh në muaj. Kjo pagë, sipas LVV-së do të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale dhe që do të rishikohet vit për vit për të reflektuar ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend.

    Përveç, këtyre, Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se “do të fuqizojmë bashkëpunimin me sindikatat duke inkurajuar dhe ndihmuar punëtorët për organizim sindikal në të gjitha nivelet e punësimit”.

    Kompania në të cilën punon Besimi, ka 15 punëtorë dhe nuk e kanë të formuar sindikatën e tyre.

    Sindikata ka fuqi ligjore për t’i mbrojtur anëtarët e vetë me anë të grevave të ligjshme. Sindikata mund të pezullojë punën e ndërmarrjeve, derisa të drejtat e punëtorëve të mos shkelen. Madje, mund t’i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënime ndaj punëtorëve.

    Ndryshe, në Kosovë në vitin 2010 në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji i punës, në bazë të cilit, orari i plotë i punës zgjatë 40 orë në javë si në sektorin publik po ashtu edhe atë privat. Por, ky ligj, sipas Jusuf Azemit, nuk ka arritur të zbatohet në praktikë.

    Kjo, për shkak se siç vlerëson ai, “lidershipi i Kosovës nuk ka çarë kokën për situatat e caktuara në të cilat është gjendur vendi, por ka shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme”.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.