×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshinca i VV-së: Kujtim Shala e Arben Gashi më sulmuan, e vërtetojnë edhe incizimet

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Deputeti i LVV’së, Gazmend Gjyshinca ka deklaruar se është sulmuar sot nga deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

    “Na u është pamundësu fjala ede në mbledhje edhe në korridor ku ka nisur sulmi, ka nisur sulme verbale si nga kryetarja e komisionit, poashtu edhe nga deputetët e LDK’së që nuk po ndodhë për herë të parë”, ka thënë ai, duke treguar edhe si ka ndodhur rasti.

    “Unë mbeta pak më vonë pas mbledhjes së komisionit, sepse kisha dokumente të shumta, për shkak të kësaj kam mbetur me vonesë dhe në momentin kur kam dalë në koridor i gjendur në befasi jam sulmuar fizikisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Kujtimit si kolegë edhe gjatë debatit iu kam drejtuar me konsideratën më të lartë si profesor.

    Unë me shumë mirësjellje kam kërkuar që të më lërë të qetë që të përfundoj argumentimin tim.

    Ajo çka ka ndodhë në korridor është shpërfaqje e një arrogance, kjo është në kuadër të mentalitetit me të cilin është kriju kjo qeveri”, tha ai.

    “E kam të vështirë të kuptoj si një akademik mund të bie në këtë nivel. Pa marrë parasysh sfidat ne do të jemi të vendosur që të kundërshtojmë atë që po ndodhë.

    Kjo është procedurë që e ka nisur policia që gjendet në zyre të grupit, ne dot ë paraqesim rastin, kam marrë lëndime fizike që janë faktuar si pasojë e goditjeve, ka pasur tentativë që të më gjuajnë drejt hollit të kuvendit që të qërojnë hesape”, shtoi Gjyshinca.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Mbrëmjen e së shtunës, në pikën kufitare Hani i Elezit është arrestuar një 44-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe iu...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Pejë, derisa dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të tij. Sipas policisë, viktima...
    Lajme13 Korrik 2025
    Gazmend Syla, Kryetar i Degës së OVL-UÇK-së në Pejë, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.