×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtarët nga Kosova drejtojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës, delegati do të jetë serb

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Futbolli kosovar vazhdon progresin në çdo segment.

    Një lajm i mirë këtë javë erdhi nga UEFA, pasi për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

    Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati. Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s. Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në Conference League, dëshmon punën e mirë që është bërë në futbollin tonë edhe në aspektin e ndarjes së drejtësisë.

    E për këtë arritje Nuza e ka falënderuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

    “Sot më kujtohen ditët e para si gjyqtar futbolli, atëherë kur presidenti Ademi më ka dhënë kurajo e mbështetje të parezervë në këtë profesion, prandaj jam krenar që sot në kohën kur unë po bëj hapa të mëdhenj në garat evropiane ai është duke i prirë me shumë sukses FFK-së. Kjo pa dyshim është një arritje e përbashkët e jona, pas një punë të jashtëzakonshme ndërvite. Falënderoj edhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, që po ashtu na përkrah në vazhdimësi drejt arritjeve të mëdha, e po ashtu edhe të gjithë ligjëruesit e UEFA-s e FIFA-s, që nëpërmjet seminareve të ndryshme na ndihmuan të arrijmë këtu. Premtoj se të gjithë do të vazhdojmë të japim më të mirën tonë për ta çuar në nivele sa më të larta futbollin kosovarë”, ka thënë Nuza.

    Të rikujtojmë se ka qenë presidenti Ademi që ka instistuar vazhdimisht në instancat e UEFA-s e FIFA-s për avancimin e këtyre gjyqtarëve, falë edhe performancës së tyre të mirë në ndeshjet e deritashme në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

    Omonoia FC (CYP) – FC Kairat Almaty (KAZ) | Group H

    Referee: Genc Nuza (KOS)

    Assistant Referee 1: Fatlum Berisha (KOS)

    Assistant Referee 2: Bujar Selimaj (KOS)

    Fourth Official: Visar Kastrati (KOS)

    UEFA Referee Observer: Kristinn Jakobsson (ISL)

    UEFA Delegate: Igor Radojičić (SRB).

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për...
    Lajme28 Mars 2024
    Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e fundit janë “befasuar” nga faturat për energjinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.