×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjyqtarët në ShBA mbështesin ligjin që mund të ndalojë TikTok-un

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2024

    TikTok-u është edhe një hap më afër ndalimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo pasi një panel gjyqtarësh federalë të premten mbështetën një ligj të ri, që mund të çojë në ndalimin e aplikacionit për video i cili ka pronësi kineze.

    Tre gjyqtarët, në Gjykatën e Apelit të ShBA-së për Qarkun e Distriktit të Kolumbisë, refuzuan peticionin e TikTok për të rrëzuar ligjin.

    Vendimi mund të jetë një goditje vdekjeprurëse për aplikacionin në një nga tregjet e tij më të mëdha.

    Më shumë se 170 milionë amerikanë përdorin TikTok-un për të argëtuar dhe informuar veten, duke e kthyer atë në një fenomen kulturor.

    Humbja e afërt e aplikacionit në Shtetet e Bashkuara kishte ngjallur shqetësim nga avokatët e fjalës së lirë dhe nga krijuesit, të ardhurat e të cilëve varen nga TikTok-u.

    Vendimi ngre gjithashtu pyetje të reja për presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, i cili ka sinjalizuar vazhdimisht mbështetjen e tij për aplikacionin, por që nuk ka një rrugë të qartë për ta shpëtuar atë sipas ligjit të ri, i cili është planifikuar të hyjë në fuqi ditë para inaugurimit të tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Deputetët e Parlamentit Evropian kanë diskutuar këtë të martë mbi progresin e dhjetë vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë debatit të tyre...
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Vip14 Janar 2025
    Xheneta pasi nuk është futur në pishinën e oborrit, gjeti një mënyrë tjetër. Ajo është kthyer brenda në shtëpi, duke bërë dush...
    Vip14 Janar 2025
    Tre prej banorëve në shtëpinë më të famshme, Big Brother VIP Kosova, kanë bërë kalkulime për blerjet me 60% të buxhetit të...
    Vip14 Janar 2025
    Xheneta është veshur me bikini teksa endej nëpër shtëpi dhe i afrohet Xuxit dhe e provokon. “Xux a të kam thënë që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.