[wp-story]

Kronika

Gjykata Themelore në Ferizaj gjatë vitit 2019 shqiptoi 180 dënime me burg kurse 858 me gjobë

Gjykata Themelore në Ferizaj gjatë vitit 2019 shqiptoi 180 dënime me burg kurse 858 me gjobë
10:45 | 16 Janar 2020

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka përmbyllur vitin 2019 me gjithsejt 9.969 lëndë, apo në përqindje mbi 115 % më shumë lëndë në raport me numrin e lëndëve të pranuar.

Sipas raporteve statistikore të kësaj gjykate për vitin që lamë pas, lëndë të trashëguara kanë qenë 15.8652, janë pranuar 8.652, janë zgjidhur 9.969 lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara 13.724 lëndë, shprehur në përqindje efikasisteti i gjykatës për vitin 2019 është mbi 115%.

“Ndërsa në Divizionin për Kundërvajtje kanë qenë të trashëguara 4.830 lëndë, janë pranuar 3.106 lëndë, janë zgjidhur 5.223 lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara gjithsejtë 2.713 lëndë shprehur në përqindje efikasisteti në këtë divizion për vitin 2019 është mbi 168%.”

“Gjate vitit 2019 në gjykatë çështje penale të evidentuara në fillim të vitit të trashëguara nga viti paraprak, kanë  qenë 5.486 lëndë, janë pranuar 2.348. janë përfunduar 3.560, ndërsa kanë mbetur të pa përfunduara 4.269 lëndë. Nga numri i lëndëve të zgjidhura penale, të evidentuara me dënime me burgim efektiv janë gjithsejtë 180 lëndë, me dënim me gjobë 858, lëndë të cilat janë përfunduar me dënim me burgim me kusht janë 622, me aktgjykim lirues 26, me aktgjykim refuzues 83, ndërsa lëndë të përfunduara në mënyrë tjetër janë gjithsejtë 1.791”, njofton kjo gjykatë./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera