Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për vëllain e 16-vjeçares që u vra në Vitomiricë dhe të tjerët që sulmuan zyrtarët policorë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për katër personat që sulmuan zyrtarët policorë të shtunën në Vitomiricë, ku u gjetën dy trupa të pajetë

    Rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku katër personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët nuk i kanë lejuar të hyjnë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një 58-vjeçar ka vrarë një 16 vjeçe e më pas ka bërë vetëvrasje.

    Gjykata Themelore në Pejë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    “15 qershor 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve F.K, A.K, T.K, dhe L.R për shkak të dyshimit të bazuar se: Me datë 13.06.2020, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore”, bëhet e ditur në njoftim.

    Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

    “Me këto veprime të pandehurit F.K, A.K, T.K, dhe L.R dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimi të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, theksohet në njoftim.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja,...
    Lajme03 Qershor 2023
    Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovës. Në Skenderaj, reshjet kanë qenë dukshëm më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Presidenti i Kirgistanit tha të shtunën se ish-republika e tij sovjetike ishte gati të  bashkëpunonte me BE-në. “Kirgistani është i gatshëm të...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi, ka thënë këtë të shtune se marrëdhëniet pozitive ndërmjet Kosovës dhe...
    Vip03 Qershor 2023
    Capital T, Majku dhe Ledri, kanë bashkuar forcat e tyre për një bashkëpunim. Ky bashkëpunim tashmë është publikuar. ‘’Yjet Dalin Natën’’, quhet...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Indi ku mbeten të vrarë mbi 260 persona. Kreu i...
    Vip03 Qershor 2023
    Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojë lidhjen e tyre ditën e nesërme. Sipas ‘Vip Magazine’, çifti ka zgjedhur...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e ri presidencial në Ankara. Teksa e ka lexuar betimin, ai...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.