[wp-story]

Lajme

Gjykata merr vendim për të përfshirët në rastin e viktimave të tragjedisë në Lagjen e Spitalit

Gjykata merr vendim për të përfshirët në rastin e viktimave të tragjedisë në Lagjen e Spitalit
13:24 | 07 Shtator 2019

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit tre të përfshirëve në përleshjen me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit.

Të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, raporton Front Online.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 173 par 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPK-së dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 366 par 1 të KPK-së, të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në rrahje’ nga neni 187 par. 1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurit F.R. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’ me të ndjerin M.R nga neni 173 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve.

“Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin në mes veti dy familjet, me datë 05.09.2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës rr. “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa” në Prishtinë, i pandehuri F.R dhe tani i ndjeri M.R, kishin larguar kockat e betonit nga shkallët e lokalit, të cilët i kishin vendosur të pandehurit N.M. dhe tani i ndjeri B.M dhe në ato momente kishte filluar sharja dhe përleshja fizike në mes tyre dhe në përleshje e sipër, të pandehurit M.R dhe N.M, nxjerrin revolet, shtinë disa herë me revole në drejtim të njëri tjetrit, duke i shkaktuar plagë të rënda njëri tjetrit dhe nga të shtënat e të ndjerit B.M, pëson lëndime të rënda trupore tani i dëmtuari G.R, i cili në ato çaste ishte kalimtar i rastit, si dhe i pandehuri F.R, ndërsa nga të shtënat e tani të ndjerit M.R, plagoset në këmbën e majtë i pandehuri N.M. Të plagosurit pastaj dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK dhe tani të ndjerit B.M e M.R nga plagët e marra vdesin në QKUK-ë.”, është sqaruar tutje.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera