Është mbajtur seanca e procedurës paraprake ndaj 70-vjeçarit nga Prishtina që dyshohet se vrau mëngjesin e së premtes me sëpatë gruan e tij Sadijen 63-vjeçare.
Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të pandehurit Izet Godenit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.
Më tej ajo theksoi se është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.
Front Online ka raportuar dje i pari se një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40./Front Online
70-vjeçari dyshohet se e vrau gruan rreth orës 02:00, në Polici u dorëzua më vonë

Të tjera
-
15:35 | 31 Janar 2023
-
15:31 | 31 Janar 2023
-
15:30 | 31 Janar 2023
-
15:29 | 31 Janar 2023
-
15:25 | 31 Janar 2023
-
15:18 | 31 Janar 2023
-
15:16 | 31 Janar 2023
-
15:15 | 31 Janar 2023
-
15:13 | 31 Janar 2023
-
15:02 | 31 Janar 2023
-
15:02 | 31 Janar 2023
-
15:00 | 31 Janar 2023