×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata merr vendim për boshnjakun që luftoi gjashtë vite për ISIS-in

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi të enjten një mysliman boshnjak me gjashtë vjet burg nën akuzat se ai luftoi për grupin militant, Shtetit Islamik – (IS) në Siri.

    Jasmin Keseroviq, i cili ka kaluar gati shtatë vjet në Siri, u akuzua gjithashtu për nxitje të personave tjerë për të marrë pjesë në aktivitete terroriste.

    Gjykatësit thanë se duke u bërë thirrje publike myslimanëve për të vrarë ushtarë të krishterë dhe civilë, i pandehuri “tregoi mizori specifike”.

    Gjykata hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes se Keserovic se ai ishte në Siri për punë bamirësie për të ndihmuar popullsinë lokale në kohën e luftimeve.

    I dënuari ishte pjesë e një grupi prej shtatë burrash boshnjakë të kthyer në Bosnje nga Siria me një fluturim të Forcave Ajrore të ShBA-së, në dhjetor të vitit 2019. Në këtë aksion u riatdhesuan edhe 18 gra dhe fëmijë.

    Në vitin 2014, Bosnje dhe Hercegovina u bë vendi i parë në Evropë që aplikoi dënimet me burgim për shtetasit e saj që luftuan jashtë vendit.

    Luftëtarët që luftuan krah IS-it, e që u kthyen në atdhe, u gjykuan dhe në të shumtën e rasteve u dënuan me burgim.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.