×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata liron të rrezikshmit që tronditën vendin me grabitjet e armatosura

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Anëtarët e grupit të rrezikshëm për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, e që nga arratia talleshin me policinë e Kosovës, të premten janë liruar nga gjykata në procedurë të rregullt. Teksa personi i tretë i këtij grupi, Ridvan Ademi është në pritje të ekstradimit nga Belgjika në Kosovë.

    Dy nga tre personat e grupit të rrezikshëm, që tronditën vendi para dy vitesh me grabitje të armatosura nëpër banka, kazino e qendra tregtare, janë liruar nga paraburgimi.

    Gazeta Insajderi raporton se Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, u liruan të premten në procedurë të rregullt nga Gjykatat Themelore e Prishtinës.

    Gjykata ua ndryshoi atyre masën e arresti, ku ndodheshin që prej kohës kur ranë në pranga, në procedurë të rregullt ani pse ishin konsideruar si persona shumë të rrezikshëm.

    Kastriot Shala, Leutrim Latifi bashkë edhe me Ridvan Ademin kërkoheshin nga policia që nga tetori i vitit 2018 për disa raste të grabitjeve. Ata madje ishin shpallur nga Policia e Kosovës, si persona shumë të rrezikshëm.

    Edhe pse ishin në arrati, Shala bashkë me Latifin përmes Facebookut talleshin me kërkesën e policisë për arrestimin e tyre. Ata madje kishin pasur edhe video-live nga Spanja, siç thoshin ata për vendndodhjen e tyre.

    Policia pati ofruar madje edhe shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ofronin ndihmë për vendndodhjen e këtij grupi.

    Leutrim Latifi, ishte i pari nga këta të tre persona që u arrestua. Ai ishte prangosur në shkurt të vitit të kaluar në Mal të Zi. U ekstradua në Kosovë tek më 24 maj dhe lajmin për dorëzimin e tij nga autoritetet malazeze tek ato kosovare e kishte dhënë ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

    Në një aksion të madh të Njësisë Speciale të Kosovës, me 9 maj të vitit të kaluar, ishte arrestuar Kastriot Shala.

    Ai u arrestua në një pasdite në fshatin Hajvali te Prishtinës, teksa gjatë arrestimit atij i ishte zënë edhe një armë, shkruan Insajderi.

    Derisa i kërkuari i fundit i këtij grupi, Ridvan Ademi, nga fshati Dobratin i Komunës së Podujevës u arrestua në shtetin e Belgjikës, pas më shumë se një viti kërkim.

    Sipas policisë së Kosovës, Ademit i ishin gjetur nga policia belge dokument identifikimi të një shteti tjetër, prandaj edhe duhej bashkëpunim aktiv me autoritetet e këtij shteti për verifikimin e të gjitha rrethanave përfshirë edhe ekzaminimet e nevojshëm për përcaktimin e identitetit të saktë konform procedurave ligjore.

    Teksa pritej ekzaminimi i nevojshëm për identifikimin dhe ekstradimin e personit të tretë të këtij grupi në Kosovë, Gjykatat Themelore e Prishtinës, dy të tjerët i lirioi në shtëpi.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar informacione lidhur me këtë rast nga gjykata, por ende nuk ka marrë një përgjigje lidhur me lirimin e grupit të rrezikshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rezultatet që dolën...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer ka theksuar se çdo koalicion që arrin shumicën në parlament ka të drejtë dhe detyrë të...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih,...
    Të tjera
    Lajme15 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar si një nga...
    Vip15 Shkurt 2025
    Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka nisur ndryshe nga herët e tjera, duke sjellë një moment të...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austri ku një adoleshent 14-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe katër persona të tjerë janë...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të të mbajë mot kryesisht i vranët . Temperaturat minimale pritet të jenë...
    Vip15 Shkurt 2025
    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për Misione të Posaçme,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.